Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 gjërat që duhet t’i merrni në konsideratë para treshes

5 gjërat që duhet t’i merrni në konsideratë para treshes
October 03
16:04 2016

Pavarësisht se në shoqërinë tonë, bisedat rreth marrëdhënieve seksuale brenda çiftit janë diçka që ndodhin shumë rrallë, marrëdhënia në treshe është diçka tepër tunduese. Fundja, të bërit seks me dy partnere apo partnerë nuk është mëkati më i madh në jetë…

Pikërisht kështu mund të mendojë edhe partneri juaj, prandaj mos u çudisni kur ai t’jua kërkojë diçka të tillë. Në këtë moment duhet të dini se si ta menaxhoni mirë situatën. Më poshtë do t’ju tregojmë se çfarë duhet të merrni në konsideratë në një rast të tillë.

 

  1. Mos e turpëroni

Gjëja e parë që nuk duhet të bëni kur i dashuri ju kërkon një marrëdhënie seksuale treshe është ta vini në lojë apo të krijoni një situatë që e vë në siklet. Çdokush ka fantazitë e tij seksuale, ashtu sikurse ju mund të keni tuajat.

Nëse e tallni apo e vini në siklet, atëherë ai nuk do të ndihet më  rehat me ty dhe nuk do të mund të flasë me sinqeritet përballë teje.

 

2. Kërkojini t’ju kthejë nderin

Shumica e djemve kërkojnë që të bëjnë treshe me dy vajza dhe jo me partneren e tyre dhe një djalë tjetër. Shanset janë që ai nuk do t’ju tregojë një tjetër mashkull, pasi tjetri mund të jetë më i mirë se ai në shtrat.

Nëse kjo është arsyeja kryesore, atëherë e keni një rrugëzgjidhje.

Kërkojini një marrëdhënie me një mashkull tjetër!

 

3. Kë ka në mendje?

Ka shpenzuar shumë kohë para kompjuterit apo telefonit? Kjo do të thotë se mund të ketë kontrolluar mirë listën e miqve tuaj e ajo që partneri ka në mendje mund të jetë shoqja juaj e ngushtë ose dikush që ka njohur në Tinder apo Chatroulette.

Gjetja e një njeriu të mirë, të rregullt, të qëndrueshëm është shumë e vështirë, prandaj nëse ai ka gjetur dikë do të thotë se ai e njeh.

 

4. Si do të ndikojë në marrëdhënien tuaj?

Nëse ai nuk do ta çojë marrëdhënien tuaj deri në jetesë së bashku apo t’ju japë çelësin e apartamentit tuaj, atëherë kjo nuk do të jetë një plus në marrëdhënien tuaj.

Ndoshta është thjesht një aventurë e tij ose një dëshirë seksuale dhe kaq.

 

5. A do të bëhet kjo diçka e zakonshme?

Në qoftë se ju lejoni dikë të futet në shtratin tuaj, a do të mendojë ai se tashmë kjo do të kthehet në rutinë? Një eksperiencë në vit apo në jetë është një gjë dhe marrëdhënia është një gjë tjetër. Duhet ta pyesni veten pikë së pari: A është kjo një mundësi që ai t’ju tradhtojë? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje