Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 gjërat që duhet të dini para se të krijoni një marrëdhënie poligame

5 gjërat që duhet të dini para se të krijoni një marrëdhënie poligame
September 17
19:59 2016

Horizontet tona romantike dhe seksuale janë gjithmonë në ndryshim e sipër dhe ditët e sotme asgjë nuk është më e ndaluar, madje as poligamia.

Por çfarë duhet të dini para se të krijoni një marrëdhënie poligame me shumë partnerë?

 

  1. Seksi nuk është gjithçka

Koncepti i poligamisë mendohet sikur është për të kryer marrëdhënie seksuale me shumë partnerë. Por jo! Të pasurit e shumë partnerëve meshkuj nuk do të thotë këmbë të hapura, ashtu sikurse të pasurit e shumë partnereve femra do të thotë parajsë seksuale. E gjitha ka të bëjë me zemrën dhe mendjen. Sigurisht edhe me emocionet.

 

   2. Kupto çfarë po bën

Poligamia është një ekuacion me dy të panjohura. Pra, duhet të kuptosh pse po përpiqesh të kuptosh se pse do të zbulosh dy dhe jo një të panjohur. A je i aftë t’ia dalësh deri në fund? A do t’ia arrish të krijosh një marrëdhënie të shëndetshme me të dy apo me të dyja?

 

   3. Ji i hapur për të ndryshuar mënyrën se si mendon

Është mjaft e lehtë të ngecësh në një mënyrë të menduari apo të parafytyruari të asaj ç’ka një marrëdhënie duhet të duket. Më saktë, është shumë e lehtë të ndjekësh një prototip sesa të krijosh një të tillë. Kjo gjë është e njëjtë edhe për marrëdhënien monogame.

Duhet të përpiqesh të jesh i aftë për të menduar jashtë kornizave e për të përqafuar ide të reja.

 

   4. Duhet të jesh i/e organizuar

Imagjinoje veten sikur po bën plane në Whatsapp. I tillë është edhe organizimi i aktivitetit të ditës kur je në marrëdhënie monogame, me ndryshimin e vetëm se nuk janë 5 apo 6 persona të përfshirë, por vetëm 2.

 

   5. Mësoni të komunikoni

Marrëdhëniet bazohen te mirëkuptimi dhe besimi, prandaj është e udhës që të lëshosh pe gjatë gjithës kohës ose ta shkatërrosh fare fillin që në herën e parë. Duhet të dish të thuash defektet, në mënyrë që të mos ofendosh partnerin.

Imagjinoni dy partneret apo partnerët teksa debatojnë me zë të lartë e tone të ashpra, kurse ju nuk do të dini si të shuani “gjakrat” sepse nuk dini të komunikoni siç duhet..

Komento
Etiketimet
Shperndaje