Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 arsyet pse ulet dëshira seksuale

5 arsyet pse ulet dëshira seksuale
September 16
20:46 2016

Dëshira seksuale e një femre është më e komplikuar seç mendohet rëndom.

Ka shumë faktorë emocionalë dhe psikologjikë që ndikojnë në dëshirën seksuale të një femre dhe që mund të çojnë në humbje të interesit për marrëdhënie e për pasojë do të përfundoni duke u kthyer në anën tjetër të shtratit.

Nëse je dikush që humb interesin për seks pa e kuptuar, më poshtë keni arsyet se pse ndodh kjo:

  1. Diçka po mungon në marrëdhënien tuaj

Femrat në lidhje të gjata në kohë humbin interesin për marrëdhënien seksuale më shumë sesa meshkujt. Nëse ato humbin lidhjen emocionale me partnerin e tyre, është shumë e lehtë për të mos pasur më interes për seks.

2. Po plakeni

Fatkeqësisht, kjo është diçka që nuk e ndaloni dot. Duke u plakur, balanca e emocioneve dhe hormoneve ndryshon. E njëjta gjë ndodh edhe me interesin apo dëshirën seksuale. Kjo pasi niveli i testosteronit ndryshon me kalimin e kohës. Ai arrin nivelin maksimal në të 20-at dhe më pas fillon të reduktohet me kalimin në të 40-at.  E njëjta gjë ndodh edhe me estrogjenin, niveli i ulët i të cilit e bën seksin më pak të pëlqyeshëm.

3. Po merrni medikamente të reja që ndikojnë në orgazëm

Ka disa lloje medikamentesh që ndikojnë në kënaqësinë që ju përjetoni gjatë orgazmës.

Të tilla janë ilaçet për hipertensionin, të cilat e bëjnë orgazmën jo vetëm të vështirë, por edhe më pak të kënaqshme. Duke qenë se orgazma humbet sensin e kënaqësisë, humbet edhe dëshira për marrëdhënie seksuale.

4. Nuk ndiheni të dëshiruara nga partneri

Nëse ka një gjë që demoralizon femrat, ajo është ideja që partneri nuk i dëshiron. Duke e ditur se partneri e dëshiron, një femër ndihet më seksi dhe plot me vetëbesim. Në të kundërt, dëshira për të kënaqur partnerin bie dhe kështu bie edhe dëshira për të pasur seks.

5. Kontrolli i lindjeve

Kontrolli i lindjeve mund të ulë dëshirën e femrave për marrëdhënie seksuale.

Kjo gjë ka të bëjë edhe me përdorimin e medikamenteve për rregullimin e hormoneve. Duke u përpjekur për të rregulluar hormonet gjatë shtatzënisë mund të ulet niveli i hormoneve si estrogjeni, gjë që çon në mënyrë të pashmangshme në uljen e dëshirës seksuale. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje