Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

4 mënyrat për të qenë seksualisht të kënaqur në martesë

December 08
18:51 2016

Seksi shpesh mund të jetë katalizatori më i mirë për marrëdhënien në çift dhe përbërësi kryesor për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme.

Por ka raste kur marrëdhënia seksuale nuk sjell frytet e pritshme apo të duhura, duke i lënë partnerët të pakënaqur seksualisht. E ç’duhet bërë në këtë rast?

 

  1. Ji bujar me prekjen fizike

Të prekësh partnerin apo partneren është një nga gjërat bazike që duhet bërë për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme pasi prekja çliron endorfinë, enzimë që ju bën të ndiheni më të qetë dhe më të lidhur me njëri-tjetrin.

 

  1. Ji joshës në mënyra të thjeshta

Provoni të jini joshës në mënyrat më të thjeshta të mundshme, qofshin këto edhe paksa të dala jashtë mode. Mendoni shumë. Bëni ndere të veçanta. Bëni humor. Tregoni entuziazëm. Kërkoni më të mirën tuaj. Përmirësoni sjelljen. Dhe jini erotik.

 

  1. Tregohuni të ndjeshëm ndaj nevojave të partnerit

Arsyeja kryesore pse çiftet nuk bëjnë më seks është sepse njëri nga ata nuk e ndjen veten pjesë të marrëdhënies. Sepse tjetri nuk i kushton vëmendje. Prandaj kushtojini shumë vëmendje asaj që partneri juaj kërkon që edhe ai apo ajo ta ndiejnë veten të vlerësuar dhe pjesë të marrëdhënies ashtu si ju.

 

  1. Bëhuni të përgjegjshëm për orgazmën tuaj

Mos i vini synim vetes t’i jepni patjetër një orgazëm partneres sepse fundja ajo nuk do të ketë një të tillë. Zakonisht, femrat në të 20-at dhe në mesin e 30-ve përjetojnë një sërë kënaqësish kur penisi penetron pasi vulva dhe vagina tërhiqen duke çliruar oksicitinë. Kjo gjë jep përshtypjen sikur po kalon një orgazëm, por në të vërtetë nuk është një e tillë. Vetëm kënaqësia është në pikën kulmore. /Blitz.al/

Shperndaje