Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 vështirësi që vetëm vajzat me perioda i kuptojnë…

10 vështirësi që vetëm vajzat me perioda i kuptojnë…
September 19
17:27 2016

Nëse ka një gjë për të cilën femrat do të ankohen gjithmonë, është cikli menstrual. Ky proces biologjik, pavarësisht se mund të jetë tepër i rëndësishëm për organizmin, faktikisht i vë vajzat dhe gratë në disa vështirësi që vetëm ato i kuptojnë. Doni të dini disa nga këto vështirësi? Lexoni më poshtë:

  1. Kur ato presin t’u vijnë periodat janë gjatë gjithë kohës “me sytë katër”.
  1. Çdo gjë i bën të trishtuara. Dhe të lumtura. Dhe konfuze. Dhe të paqëndrueshme emocionalisht…
  2. U duhet të zgjedhin veshjet në bazë të aftësisë të rrobës për të mbuluar një rrjedhje të mundshme.
  3. Faktikisht, fjala “e fryrë” nuk përshkruan gjendjen se si ndihen.
  4. Ekziston gjithmonë frika e ngritjes në këmbë pas një kohe të gjatë ulur, sepse nuk e dinë ç’mund të ketë rezervuar “fati”!
  5. Papritmas, femrave u duhet të bëjnë shumë, shumë llogaritje për të ditur se kur u duhet të heqin tamponin.
  6. Gjoksi i tyre është i ndjeshëm më shumë seç duhet, gjë që nuk është një ndjenjë e mirë.
  7. Duhet një strategji e mirëfilltë për të fjetur.
  8. Ndihen të uritura, të vrazhda dhe të eksituara në të njëjtën kohë.
  9. Nuk ka gjë më acaruese sesa pyetja: “Nuk je në humor sepse je me perioda?” /Blitz.al/
Komento
Shperndaje