Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 këshilla si të arrini orgazmën

10 këshilla si të arrini orgazmën
July 11
20:06 2016

Doni ta përmirësoni jetën tuaj seksuale?

Epo, filloni nga kënaqësia juaj. Nëse bëheni të vetëdijshëm për atë që doni do të njihni më mirë trupin tuaj.
Për këtë, po ju rendisim 10 këshilla për të arritur një orgazëm të paharrueshme:

1) MERRNI FRYMË

Mendoni se frymëmarrja është e rëndësishme vetëm gjatë jogas apo meditimit? E gabuar! Ndiejeni ajrin që futet në mushkëri. Frymëmarrja e thellë lufton tensionin e ndihmon procesin e relaksimit.

2) ELIMINONI PENGESAT

“Armiqtë” e parë për t’u luftuar janë ndrojtja dhe sikleti, pasi ju bëjnë të ndiheni të papërshtatshme. Epo, jo! Shkoni përtej ndjenjës së turpit e lejojini vetes ta shijoni trupin në tërësinë e tij, me kënaqësi e dashuri.

3) JINI PREZENTE

Ndiheni të mbytura nga mendimet? Largojini dhe çlirojeni mendjen. Mundohuni të përqendroheni vetëm në të tashmen, në atë që jeni duke bërë dhe kaq.

4) BËHUNI GATI  

Të kujdesesh për veten ju ndihmon të ndiheni më të bukura e më të sigurta. Depilohuni mirë, kujdesuni për thonjtë dhe mbajeni trupin në formë. Sporti ndihmon elasticitetin.

5) FILLIMISHT… VETËM

Sipas studimeve, masturbimi ka shumë efekte të mira, mbi të gjitha për orgazmën, pasi ndihmon për të njohur më mirë reagimet e trupit, për të eksploruar kënaqësitë më sekrete e instiktive.

6) PROVOKONI

Të brendshmet seksi? Nuk i zgjidhin të gjitha punët, ama ndihmojnë për t’u dhënë fuqi formave dhe shtojnë dëshirën. Eksperimentoni me “look”-un dhe veshjet që ju bëjnë të ndiheni të sigurta e tërheqëse. Ky do të jetë një sukses për vetëbesimin.

7) BUKURIA E NATËS

Kërkojini partnerit të përdorë një shall për t’ju lidhur sytë. Mund të jetë më e thjeshtë ta lëshoni veten në errësirë; kushtojuni rëndësi ndjesive tuaja e përqendrohuni tek emocionet e thella që jeni duke provuar.

8) LOJËRAT EROTIKE

Lodrat e seksit dhe lubrifikuesit ndihmojnë kënaqësinë, janë argëtuese dhe… krijojnë bashkëpunim në çift. Eksperimentoni bashkë me partnerin variantet që ju pëlqejnë më shumë. Kjo do të jetë një mënyrë për ta jetuar dashurinë në një formë të re.

9) USHTRIME INTIME

A i keni provuar ndonjëherë topat vaginalë? Janë të peshave e formave të ndryshme dhe ndihmojnë për të zbuluar më mirë trupin. “Vishini” për rreth 20 – 30 minuta  çdo ditë.

10) LËVIZENI TRUPIN TUAJ

Ndiqni valët e kënaqësisë, lëvizeni trupin në mënyrën që të ndjeni kënaqësi sa më të forta. Në vend që të shqetësoheni për partnerin, përqendrohuni te dëshira juaj. Efekti do të jetë i jashtëzakonshëm… jo vetëm për ju!

Komento
Etiketimet
Shperndaje