Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni seks më të mirë? Përgjigjja gjendet te sasia e ushqimit

Doni seks më të mirë? Përgjigjja gjendet te sasia e ushqimit
May 13
14:23 2016

Zakonisht ka shumë studime mbi seksin dhe se si të përfitojmë më tepër kënaqësi prej tij. Megjithatë, shumica e këtyre studimeve fokusohen tek ushtrimet dhe pozicionet që ju duhet të ndiqni për një seks të kënaqshëm. Ndryshe nga këto, një studim i ri në Luiziana ka dalë në përfundimin se ushqimi është çelësi jo vetëm i një jete seksuale të shëndetshme, por edhe e një rutine të kënaqshme për ju.

Ky grup studimor bëri një eksperiment duke mbledhur 200 femra dhe meshkuj, të cilët ishin të shëndetshëm, por pak mbi peshë (jo obezë), rreth moshës 20 deri në 50 vjeç. Objektivi i studimit ishte ta bënte këtë grup njerëzish të ulnin kaloritë që merrnin në ditë për 2 vite të tëra. Grupi u nda në dy pjesë, në ata të cilët do të ulnin kaloritë që merrnin normalisht me 25% dhe pjesa tjetër do të vazhdonte njëlloj.

Pas dy vitesh, pjesëtarët e grupit që kishin ulur peshën raportuan se ishin më energjikë, më pak të stresuar dhe kishin më tepër dëshirë seksuale krahasuar me të tjerët që vazhduan të kishin të njëjtin regjim ushqimor.

“Mesazhi kryesor nga studimi ynë është të arrinim një humbje kalorish dhe të shikonim se si kjo ndikonte te dëshirat dhe performancat seksuale. Ajo çka duam të japim si këshillë tanimë që rezultatet e studimit janë paraqitur është të ulni pak kaloritë që merrni çdo ditë (jo dieta drastike) dhe të shijoni seks shumë herë më të mirë”.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje