Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dalloni nëse jeni duke bërë seks të zakonshëm apo seks me dashuri…

Dalloni nëse jeni duke bërë seks të zakonshëm apo seks me dashuri…
September 26
16:19 2016

Keni dëgjuar ndonjëherë pasi keni bërë seks me të dashurin tuaj se ju vërtet e dashuroni mashkullin me të cilin jeni? Ta dashuroni me plot gojën, në çdo qelizë dhe gati-gati të dridheni kur e shihni pasi keni bërë seks.

Nëse po, atëherë ju e keni provuar seksin me dashuri.

Unë jam një vajzë që kam përjetuar shumë herë seks të zakonshëm me meshkuj të ndryshëm dhe vetëm tani që jam me të dashurin aktual e kam kuptuar se çfarë do të thotë të bësh seks me dashuri. Është e mrekullueshme, pa fjalë dhe gjëja më e magjishme në botë! Unë madje qaj kur bëj dashuri me partnerin tim, janë lot gëzimi, lot nga ata që dalin vetëm kur arrin kulmin e dashurisë. Pikërisht në këtë moment ti kupton edhe çfarë i referohet mamaja kur thotë: “Duhet të bësh dashuri…”.

Të bësh dashuri do të thotë të lidhesh me dikë në një nivel spiritual, ku seksi ka kuptim dhe emocion. Dhe e gjitha kjo është shumë ndryshe nga seksi i zakonshëm. Mos më keqkuptoni, seksi i zakonshëm është fantastik, por seksi me dashuri ndodh vetëm atëherë kur vërtet e dashuron partnerin.

EFEKTI I SEKSIT NË MENDJE DHE TRUP

Orgazma çliron neuro-kimikate në trup, të cilat na bëjnë më të qetë, më të lumtur dhe krijohet një intimitet më i mirë me personin që je lidhur. Në këto moment oksitoksina, që ndryshe është hormoni i dashurisë, bën që trupi juaj të jetë më i qëndrueshëm dhe më i fortë.

“Të bësh dashuri është një formë arti, krijuar nga dy njerëz të cilët ushqejnë ndjenja të pastra dhe të forta karshi njëri-tjetrit”, – ka thënë Ana Weber, ekspertja e çifteve dhe dashurisë.

Kur ju jeni të lumtur fizikisht jeni të lumtur edhe emocionalisht, edhe mendërisht. Dhe të gjitha këto mund t’i vendosë në një vijë paralele seksi i mirë, seksi që bëhet me dashuri.

SEKSI I MIRË E LIDH ÇIFTIN

Seksi është elementi më i rëndësishëm për një marrëdhënie të shëndetshme, sepse ju arrini të shprehni fizikisht shumë emocione dhe energji që mbani brenda vetes. Kur jeni me njeriun e duhur, seksi i mirë kthehet në arsyen se pse motivoheni çdo ditë.

Seksi funksionon si urë lidhëse midis dy partnerëve, madje ju duhet të përfitoni nga kjo gjë duke sqaruar dhe tejkaluar çdo keqkuptim që keni me anë të seksit të mirë.

NJERËZIT QË PËRJETOJNË SEKS TË MIRË JANË MË TË LUMTUR

Kur njerëzit përjetojnë seks të mirë, janë më të hapur, më social, më optimist dhe kjo rrjedhimisht i bën njerëz më të lumtur. Kur gjeni gjysmën tuaj më të mirë si në jetë ashtu edhe në seks do të kuptoni që do të bëheni njerëz më të mirë si për veten tuaj ashtu edhe për të tjerët.

Autore: Gigi Engle

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje