Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Burri im është transgjinor dhe ne jemi më të dashuruar se kurrë

Burri im është transgjinor dhe ne jemi më të dashuruar se kurrë
April 01
08:33 2016

Unë jam rritur pranë Kishës Katolike dhe me dëshirën time kam qenë beqare deri sa njoha partnerin tim.

Përpara se i fejuari im të kthehej në transgjinor, ne kryenim marrëdhënie seksuale njëherë në javë, edhe pse unë dëshiroja që të paktën numri i marrëdhënieve të arrinte në tre. U përpoqa shumë që t’i bëja gjërat ashtu siç supozohet të jenë mes një çifti për një kohë të gjatë. Kisha dëgjuar gjithë jetën se burrat kanë një dëshirë seksuale gjithë kohës dhe ja ku ndeshesha me faktin që burri im as nuk donte t’ia dinte për këtë gjë.

Kisha në kokë shumë ide për marrëdhëniet, ndoshta të ndikuara edhe nga mësimet e kishës. Isha mësuar me moralin që kënaqësia fizike nuk ishte prioritet në një marrëdhënie, por në kohën kur shqetësohesha që i fejuari nuk kishte dëshirë për seks, e merrja si mungesë vëmendjeje ndaj meje. Mendoja se nuk isha mjaftueshëm tërheqëse dhe e suksesshme, sikur po bëja diçka gabim që e bënte partnerin tim mos të kishte dëshirë për mua. Nuk e fola këtë shqetësim me asnjë, përveç partnerit.

Ndieja turp ndaj trupit tim. Fillova të përdorja lodra seksi dhe më kënaqnin më tepër sesa seksi me partnerin.

Në vitin e tretë të martesës, burri më tregoi se ishte trans. Në moment u ndjeva shumë keq, fillova t’ia hidhja fajin nënës së tij për mënyrën si e kishte rritur dhe as nuk po e dëgjoja fare se çfarë po thoshte. U ndjeva e gënjyer. Nuk mund ta besoja që e gjithë kjo nuk kishte ndonjë lidhje me mua.

Fillimisht mendova të divorcohesha, edhe pse askush nga ne nuk e donte këtë. Kisha shumë pyetje mbi transgjinorët. Burri im bënte një jetë të dyfishtë. Nuk mund ta pranoja, ndaj zgjidhja ime e vetme ishte divorci.

Pas kësaj, burri më kërkonte gjithë kohës. Unë sillesha keq dhe në mënyrë arrogante. Lëndoja veten dhe atë njëkohësisht derisa kuptova se në fakt ky person ka qenë me mua tërë kohës, duke mos më lënë në asnjë moment vetëm e duke më dhënë atë çka unë kisha nevojë gjithë kohës. Dalëngadalë erdhi një moment kur doja të dija arsyen reale. Doja të dija më tepër mbi të qenit trans. Thellë brenda meje unë gjithmonë e kam dashur burrin si njeri dhe nuk doja ta lëndoja më shumë. Doja ta mbështesja. Dashuria ime ndaj tij nuk kishte ndryshuar.

Fillova të lexoja blogje dhe artikuj mbi transgjinorët. Sa më shumë lexoja, aq më shumë ndihesha e gënjyer nga kisha për konceptin mbi mashkullin dhe femrën dhe seksin dhe martesën. Duke lexuar mësova se ka kultura që kanë më shumë se pesë gjini dhe se në kulturën indiane ekziston realisht një gjini e tretë. Atëherë, a nuk është gjinia një problem shoqëror?

Gjërat filluan të ndryshonin në marrëdhëniet tona seksuale. Kuptova se seksi nuk do të thotë vetëm një penis brenda një vagine, ju mund të bëni art me seksin. Mund të përdornim vetëm dy pozicione tradicionale, por asnjëri nuk ta jep kënaqësinë dhe orgazmën e seksit oral. Ndonjëherë më mungonte pozicioni misionar, jo sepse ndieja nevojë fizike por sepse ajo ishte ideja ime në kokë për afrimitetin, dashurinë dhe dëshirën ndaj personit. Duhej ta hiqja këtë nga mendja sepse për burrin tim nuk ishte aspak kështu.

Tani ndihem shumë rehat të them: “A do bëjmë ndonjë gjë interesante sot?”. Diferenca më e madhe është se ne jemi më të lidhur në momentin që e planifikojmë procesin në shtrat. Më përpara nuk flisnim për këto gjëra, na dukej turp, ndërsa tani jam shumë e lirshme.

Por ky vlerësim për veten nuk mbeti vetëm në dhomën e gjumit, më ndryshoi gjithë jetën. Më parë unë thosha se femrat duhet të hekurosin rrobat dhe meshkujt duhet të hedhin plehrat, ndërsa tani të dy gatuajmë, të dy pastrojmë.

Burri im ende vazhdon të prezantohet si mashkull i vërtetë në punë, por në shtëpi ne ndajmë make up-et bashkë dhe parfumet për femra. Veshim fustane dhe bëjmë pedikyr. Burri im është edhe më femëror sesa unë, por mua më pëlqen kjo gjë.

Ndonjëherë më vijnë ide në kokë të tipit “më mirë të ishim normalë”; “më mirë të mos kishim të bënim me këtë jetë të dyfishtë”, por ajo që më mban me këmbë në tokë është se ne duhemi sot më shumë sesa duheshim më parë. Kur u martova isha dëshpërimisht e lumtur që gjeta “princin e kaltër” dhe nuk mendoja kurrë se në fakt do të bija në dashuri shumë thellë me “princeshën e kaltër”. Për ne të dy, dashuria e tejkalon gjininë.

 

Etiketimet
Shperndaje