Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A mundet seksi me robotë të zëvendësojë marrëdhëniet me qeniet njerëzore?

A mundet seksi me robotë të zëvendësojë marrëdhëniet me qeniet njerëzore?
September 07
16:53 2016

Ekspertët bien në kundërshtim me teorinë se robotët janë të aftë të zhvillojnë marrëdhënie të qëndrueshme me njerëzit edhe nëse seksi me një robot mund të konsiderohej diçka normale.

Njerëzit duhet të jenë “shumë të kujdesshëm” në lidhje me zhvillimin e marrëdhënieve intime me robotët, – kanë paralajmëruar ekspertët.

Ditën e mërkurë është mbajtur një konferencë, e cila ka pohuar se do të studiohet çështja që lidh teknologjinë me intimitetin dhe do të analizohet hipoteza nëse një njeri mund të bjerë ndonjëherë në dashuri me një robot.

Një studiues ka thënë për “Sky News”: “Problemi më i madh në lidhje me këtë çështje është ideja në lidhje me nevojat e njeriut, nevoja komplekse të cilat mund të plotësohen nga objektet e pajeta. Një nga ndikimet e para nga seksi me robotin do të ishte izolimi i njeriut”.

Dr. Richardson drejton fushatën kundër seksit robotik.

“Edhe unë dua të jetoj në një botë ku teknologjia është në zhvillim, ku robotët mund të na ndihmojnë me punë të vështira. Gjatë marrëdhënieve intime me robotë ndjesitë janë të akullta. Por makineritë nuk mund të zhvillojnë marrëdhënie”, – ka pohuar ai.

Megjithatë, të shumtë janë ata që e kanë kundërshtuar këtë ide. /Blitz.al/

Shperndaje