Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

9 gjëra rreth seksit që duhet t’i dini patjetër

9 gjëra rreth seksit që duhet t’i dini patjetër
April 08
17:53 2016

Kur themi  “truke seksi” nuk jemi duke folur që të mbaroni punë me partnerin për tri minuta sepse ju duhet të shihni një telenovelë apo ndodh të jeni pak dembel ndonjëherë për këto punë. Nuk po themi që seksi të ndodhë si me buton apo të ankoheni se si mund të arrini në orgazëm. Nëse ju prisni përgjigje rreth këtyre lexoni më mirë revista për meshkuj, por duhet ta dini se shumica që thuhen aty janë gënjeshtra. Në fakt, me “truke seksi” nënkuptojmë se si të bëjmë seks të mirë.

Ka sekrete qesharake të cilat i mësoni me kalimin e kohës si një qenie aktive në marrëdhëniet seksuale e nëse je një person i mirë, i ndan ato me shoqërinë. “Truket seksi” janë mënyra për të thënë: “Këtu janë disa gjëra që mund të përmirësojnë jetën tuaj seksuale”. Pjesa më e mirë e tyre është se të gjithë i kanë aftësitë.

  1. Përdorni trurin! A mund të hamendësoni dot se cili është organi më i madh seksual që mund të ekzistojë? Jo, nuk bëhet fjalë për atë djalin që po ngiste një “Hummer” të verdhë me një palë pantallona që i nxirrnin në pah testikujt. Është truri juaj!  Dëshira, fantazitë dhe njohja e stimujve seksualë vijnë të gjitha nga truri juaj dhe mund t’i përdorni për të arritur orgazmën. Mundohuni t’u kushtoni vëmendje skenarëve, aromave apo dhe instinktit pamor që ju nxisin dëshirën dhe bëjini sa më të pranishme gjatë seksit.
  2. Vaji i kokosit për lubrifikim. Ai mund të përdoret për shumë qëllime të tjera dhe nuk është një zbulim i ri revolucionar. Por i ri është fakti se mund të përdoret si një alternativë e mirë gjatë kohës së seksit. Është hidratues, antibakterial dhe ndihmon në parandalimin e infeksioneve. Por mos harroni, mos përdorni vaj kokosi në të njëjtën kohë me kondomët lateks.
  3. Vaji i kokosit, gjithnjë dhe përgjithmonë. Ngroheni aq sa të jetë i vakët për t’u prekur  dhe  përdoreni si masazhues para seksit. Jo vetëm që do të jetë relaksues, por do të rezultojë efektiv edhe për lëkurën.
  1. Zbuloni zonat erotike tuajat dhe të partnerit. Ju tashmë e dini se cilat janë. Zonat erotike janë pikat ku ushtrohet presioni seksual, vendet në trup me një përqendrim të lartë të nervave fundore, të cilat “zgjohen” kur stimulohen. Zonat erotike mund të jenë kudo,  si qafa, veshët, pjesët brenda kofshëve e të tjera.  Është e rëndësishme të dini se kur puthni trupin e partnerit nuk e bëni thjesht për të nisur diçka apo për ta vënë në lojë, por jeni duke thirrur eksperiencën e tyre seksuale.
  1. Vendosni jastëkun nën gjoks. Kush ka thënë se një seks i qetë nuk mund të jetë i mirë? Nëse jeni duke kryer marrëdhënie në këmbë merrni një jastëk për të pushuar gjoksin tuaj. Ai do të mbajë peshën e krahëve dhe do t’ju bëjë të ndiheni sikur po përjetoni një orgazëm mes resh.
  2. Ushtrimet Kegel. Ndoshta e dini tashmë por le ta themi edhe një herë se Kegel është një ushtrim që përdoret për të forcuar pjesën e legenit, për të identifikuar se me cilët muskuj duhet të merreni më shumë. Ushtrimi jo vetëm që forcon fshikëzën tuaj por kontribuon edhe në një orgazëm të fortë dhe më të fuqishme.
  3. Vishni çorape. Thuhet ngado se duhen veshur çorape. Sipas një studimi ekziston një ankesë e zakonshme se njerëzit gjatë marrëdhënies seksuale kanë ftohtë. Kështu, zgjodhën të vishnin çorape. E dini se cili ishte përfundimi? Rastet e orgazmës për ta u rritën me 30 për qind. Pasi njerëzit ishin komodë, ata ishin në gjendje të përqendroheshin në kulmin e tyre seksual shumë më mirë. Kush e dinte se mund të ishte kaq e thjeshtë?
  4. Jini të mirë me njëri-tjetrin. Njerëzit që ndihen mirë me trupin e tyre kanë marrëdhënie seksuale të shëndetshme dhe më të mirë. Ky është fakt i jetës. Pra komplimentojeni njëri-tjetrin, theksojeni se çfarë ju pëlqen në trupin e partnerit, thurini flokët apo çfarëdo qoftë.
  5. Mësoni anatominë e partnerit tuaj. Nëse e dini se ku është çdo gjë do të dini se si të silleni më mirë. Nuk ka gjë më të keqe sesa të mos dish të bësh dallimin mes një klitori dhe një bërryli.

 

 

Komento
Shperndaje