Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

9 fakte surprizuese rreth seksit që nuk i dinit më parë

9 fakte surprizuese rreth seksit që nuk i dinit më parë
May 27
22:13 2019

Seksi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, por shpesh jo i eksploruar në skaje. Thënë kjo, ka shumë fakte interesante për të që shumica e njerzvë ende nuk i dinë.

  • Infertiliteti është më i shpeshtë nga sa mendoni.

Infertiliteti është një temë e ndjeshme, por studimet tregojnë se është më i përhapur nga sa mendoni. Për shembull, në një studim të publikuar 3 vjet më parë, infertiliteti prek një në 8 gra, dhe “Centers for Disease Control and Prevention” zbuloi se rreth 6% i grave të martuara nga mosha 15-44 vjeç nuk munden të ngelin shtatzënë edhe pas një viti seks të pambrojtur, dhe rreth 12% i grave kanë vështirësi ta zhvillojnë një shtatzëni të plotë.

  • Burrat kanë gjithashtu një “g-spot”

Burrat kanë gjithashtu në trupin e tyre një zonë të ngjashme me “g-spot” të grave, e cila kur stimulohet, shkakton kënaqësi ekstreme. Kjo zonë njihet si prostata dhe ndodhet poshtë fshikëzës. Mund të arrihet duke vendosur një gisht në anusin e tij dhe duke e lëvizur në mënyrë rrethore.

  • Gratë mendojnë për seksin… shumë

Shoqëria mund të mendojë që gratë janë ato qeniet e pastra dhe të çlirëta që nuk guxojnë të mendojnë për seksin kur janë vetëm. Por në realitet, ato mendojnë shumë për seksin dhe do donin të kryenin marrëdhënie më shpesh. Për shembull, një sondazh gjeti që rreth 53% e grave nuk po bënin seks aq sa donin, dhe rreth 75% e tyre shprehën dëshirën të kryenin marrëdhënie të paktën 3 herë në javë.

  • Orgazmat e njëkohshme janë tmerrësisht të rralla

Të kalosh në orgazmë në të njëjtën kohë si partneri është aq e rrallë sa shumica e individëve nuk do e përjetojnë kurrë në jetën e tyre. Në fakt, thjesht kalimi në orgazmë duhet të konsiderohet arritje, sidomos për gratë: “Jezebel” shkruan se 75% e burrave në një lidhje gjithnjë kalojnë në orgazmë, ndërkohë vetëm 30% e grave pohojnë njësoj.

  • Penisi mesatar është 14.1 cm i gjatë

Të pyesësh një burrë për madhësinë e penisit është tepër personale, por mundësitë janë të jetë rreth 14.1 cm kur kalon një ereksion, sipas një studimi të publikuar në “Journal of Sexual Medicine”.

  • Seksi përmirëson kujtesën te gratë

Një studim ka zbuluar se seksi i shpeshtë përmirëson aftësinë e grave të mbajnë mend fjalë apo shprehje. E bën këtë duke rritur sasinë e gjakut që kalon në zonën hipokampale të trurit. Dhe pse e njëjta gjë mund të arrihet me aktivitete aerobike, është më qejf duke bërë seks.

  • Hani mollë… thjesht kaq

Sipas një studimi gratë që hanin mollë më shumë se 1 në ditë kishin lubrifikim më të mirë dhe përgjithësisht seks më të mirë në krahasim me gratë që hanin më pak se 1 mollë në ditë.

  • Madhësia nuk ka rëndësi

Media mund ta zmadhojë dëshirën e grave për një penis më të madh se mesatarja, por e vërteta është ndryshe. Një studim tregoi që gratë ishin më të destinuara t’i tradhëtonin bashkëshortët me penis më të madh sepse e lidhnin me “dhimbje gjatë seksit”.

  • Gratë janë më të tërheqëse gjatë ovulacionit

Dhe pse nuk janë të vetëdijshëm, burrat tërhiqen më tepër nga gratë në periudhën e tyre të ovulacionit. Në fakt, dhe kërcimtaret e klubeve të natës fitojnë më shumë para gjatë asaj jave të muajit.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje