Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 mënyra që të jesh “seksi më i mirë” që ai ka bërë ndonjëherë

5 mënyra që të jesh “seksi më i mirë” që ai ka bërë ndonjëherë
July 25
17:03 2016

Kur vjen puna te njohuritë se çfarë i pëlqen partnerit tuaj në shtrat, informacionet që gjeni rreth pozicioneve të seksit mund t’ju çojnë shumë larg asaj që ai vërtet dëshiron.  Të  diskutosh rreth kësaj teme është një zgjidhje e mirë. Megjithatë, ja çfarë duhet të keni parasysh për të kuptuar se çfarë i pëlqen partnerit tuaj.

Tregojini atij se çfarë ju pëlqen

Studimet tregojnë  se komunikimi është çelësi për të pasur një marrëdhënie seksuale të mirë dhe këtu nuk bëhet fjalë për fjalorin e pistë gjatë aktit. Të komunikosh në këtë rast do të thotë të shfaqësh përmes fjalëve se kur merrni kënaqësi nga akti seksual. Në rastin kur partneri juaj bën diçka që ju pëlqen, aprovoni. Nëse jo, udhëzojeni  për diçka tjetër.

Mos e nënvlerësoni fuqinë e lavdërimit

Sipas një studimi, kënaqësia seksuale ishte maksimale në çiftet që ishin të hapur me njëri-tjetrin për sa u përket preferencave dhe nëse kalonin momente të sikletshme gjatë aktit i komentonin ato në formën e një shakaje. Nuk duhet ta merrni çdo gjë seriozisht. Çiftet e lumtura qeshin së bashku.

Bëjini gjërat spontanisht

Dhe seksi i mirë vjen një moment që mund t’ju duket monoton me kalimin e kohës. Për t’i ndryshuar sado pak gjërat, nëse jeni në shtrat me partnerin dhe dëshironi të provoni diçka të re që ju apo partneri mund ta pëlqejë, bëjeni. Meshkujve u pëlqen fakti që femrat të jenë sa më spontane dhe të sigurta për aftësinë e tyre në shtrat. Bëni seks në vende të reja, provoni lojëra të ndryshme dhe përpiquni të jeni sa më krijues.

Ushtrohuni dhe mos anashkaloni vitaminën D

Ushtrimet përmirësojnë qarkullimin e gjakut në trup dhe padyshim edhe në zonën e organeve gjenitale, rrjedhimisht duke rritur dëshirën dhe duke zhvilluar njëkohësisht imagjinatën.  Edhe gjatë verës ne nuk marrim mjaftueshëm vitaminë D. Ajo është e domosdoshme për prodhimin e estrogjenit në gratë dhe testosteronit në meshkujt. Ajo e nxit kënaqësinë seksuale, kjo është arsyeja se pse gjatë verës keni më shpesh dëshirë për të kryer marrëdhënie.

Seksi në mëngjes ose pasdite

Një nga  arsyet  madhore se pse çiftet nuk kanë përputhshmëri në dëshira është mënyra se si dy gjinitë e përballojnë stresin gjatë javës. Burrat e shohin seksin si një mënyrë për të shfryrë stresin, ndërsa gratë duan të kenë marrëdhënie seksuale pasi e kanë hequr nga vetja stresin.  Zgjidhja më e mirë është të kryeni marrëdhënie në mëngjes. Niveli i testosteronit në mëngjes te meshkujt është maksimal. Një tjetër alternative janë pasditet në fundjavë, kur është niveli optimal i hormoneve dhe dëshirës seksuale femërore. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje