Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vini re, zbuluam diçka! Projekti i ri kundër dhunës dhe pro barazisë gjinore lançohet në “Ditën e Grave”

Vini re, zbuluam diçka! Projekti i ri kundër dhunës dhe pro barazisë gjinore lançohet në “Ditën e Grave”
March 09
17:38 2018

Ndoshta ju nuk e keni ditur më parë, por që prej tetorit të vitit të kaluar në Tiranë është duke u zhvilluar  projekti “Burrat dhe djemtë si partner në promovimin e barazisë gjinore, parandalimin e ekstremizmit rinor dhe dhunës në Ballkan”. Organizata “Act for Society” në bashkëpunim me “Care International Balkans” si dhe me mbështetjen e “OAK Foundation” e “Austrian Development Agency” kanë nisur këtë projekt tre vjeçar, qëllimet e të cilit janë lufta kundër dhunës ndërpersonale, dhuna me bazë gjinore dhe përmirësimi i barazisë gjinore.

Kryesisht në këtë projekt kërkohet të ulet dhuna dhe të mundësohet një shoqëri pozitive e paqësore.

Ditën e djeshme, me rastin e festës së Gruas është zhvilluar një aktivitet ku fokusi ishte prezantimi i projektit “Burrat dhe djemtë si partner në promovimin e barazisë gjinore, parandalimin e ekstremizmit rinor dhe dhunës në Ballkan”.

Pjesmarrës në aktivitet kanë qenë rreth 120 persona, ku mes tyre kanë qenë nxënës mësues, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe përfaqësuesi i Austrian Development Agency, z. Haber Habertheuer.

Image may contain: 17 people, people smiling, people standing and indoor

Të rinjtë kanë përgatitur poezi për mbrojtjen e të drejtave të grave si dhe një koreografi kundër dhunës, të cilat i kanë paraqitur dje.

Veç kësaj mesazhi i aktivitetit të 8 Marsit ishte:

“Burrat dhe djemtë nuk duhet të shihen si një pengesë për barazi gjinore, por me nisjen e këtij projekti ata duhet të shihen si partner në promovimin e marrëdhënieve dhe komuniteteve të padhunshme , të shëndetshme e paqësore”./Blitz.al/

Image may contain: one or more people and indoor

 

Komento
Shperndaje