Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terapia që çoi drejt vdekjes djalin 4-vjeçar me autizëm

May 07
12:22 2016

Një djalë i vogël 4-vjeçar autik është ndarë nga jeta pasi ishte detyruar të ecte për 20 km për shkak të një trajtimi të një qendre rehabilitimi, që në fakt ishte e palicencuar. Djali quhej Jia Jia dhe u nda nga jeta më 27 prill, ndërkohë që ishte në mes të një trajnimi për fëmijët me autizëm në Guangzhou, në një provincë në Kinën Jugore.

Mamaja e djalit, Zhang Ëei, është betuar se do të vazhdojë procedurat penale me pronarin e qendrës, pasi djali vdiq pikërisht në momentin që kishte bërë 20 km rrugë në këmbë. Mamaja është shprehur gjithashtu se e regjistroi djalin në këtë qendër në muajin mars pasi kishte lexuar për këtë në një libër. Pasi kishte shkuar në shumë programe dhe organizata që premtonin përmirësimin e djalit të saj, Zhang Wei pagoi rreth 3,500 paundë për këtë qendër sepse nga përshkrimet në libër dukej frymëzuese.

Ajo çka habitur mediat është rrëfimi i Zhang Wei se përveçse mjekët  e kësaj qendre e bënë djalin të ecte 20 km, e veshën edhe me rroba të rënda në peshë, si dhe nuk lejuan që ai të konsumonte asnjë ushqim tjetër veç perimeve, orizit dhe disa frutave. Atij i kërkohej vazhdimisht të pinte shumë ujë dhe të ecte duke mbajtur pesha. Ajo ka treguar gjithashtu se qendra e kishte telefonuar duke i thënë se djali kishte grip, por pak momente më pas është dëgjuar zhurma e ambulancës dhe kishte kuptuar se nuk bëhej fjalë vetëm për një sëmundje të zakonshme.

“Dua thjesht që të tregoj eksperiencën time për t’i njohur prindërit me të tilla raste dhe t’i zgjoj ata nga gjumi”, – ka përfunduar e revoltuar Zhang Wei.

Shperndaje