Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Ja cilët janë studentët më të stresuar në Europë

Studimi: Ja cilët janë studentët më të stresuar në Europë
March 29
17:13 2016

Marrëdhënia jo e mirë me shkollën dhe detyrat e tepërta (sipas tyre) i rendit studentët italianë ndër më të stresuarit në Europë.
Ky është rezultati i nxjerrë nga raporti 4-vjeçar mbi shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve, i nxjerrë nga zyra europiane e Organizatës Botërore të Shëndetit, që ruan të dhënat e të rinjve 11, 13 e 15 vjeç.

Sipas të dhënave të nxjerra, vetëm 26% e vajzave 11-vjeçare dhe 17% e djemve të po të njëjtës moshë shprehen se shkolla u pëlqen shumë. Një rezultat që bie kur u referohemi 15-vjeçarëve! Duke qëndruar te kjo moshë, zbulojmë se një pjesë e mirë e tyre ka rezultate të mira ose të shkëlqyera, por jo në të njëjtin nivel me vendet e tjera europiane.

Të dhëna alarmante janë edhe ato që ndikohen nga vetë shkolla stresi prek 72% të vajzave dhe 51% të djemve 15-vjeçarë.

“Këto të dhëna janë sinjale shqetësuese, pasi kështu ka qenë edhe në raportin e kaluar. Nuk duhet nënvlerësuar presioni që përjetojnë nxënësit. Me siguri kjo gjë lidhet me kërkesat për impenjim, orët e punës, dëshira për të marrë nota të larta etj.”, – shprehet Franco Cavallo, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Torinos.

Sipas tij, është i nevojshëm një rishikim i programeve të studimit, për t’u dhënë mundësi të rinjve të jenë më të qetë e pa stres të panevojshëm.

Komento
Etiketimet
Shperndaje