Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim – Zbulohet “sekreti” i martesës së shëndetshme! Ja sa vite duhet të kaloni me njëri-tjetrin para kurorëzimit…

Studim – Zbulohet “sekreti” i martesës së shëndetshme! Ja sa vite duhet të kaloni me njëri-tjetrin para kurorëzimit…
August 08
11:41 2018

Nëse e keni pyetur veten, sa kohë është normale të kaloni me njeriun e zemrës përpara martesës, tashmë e kemi një përgjigje.

Bridebook.co.uk së fundmi ka bërë një sondazh me rreth 4000 çifte të martuarish, ku i pyeti se sa kohë kishin kaluar bashkë përpara se të lidhnin jetën me njëri-tjetrin.

Mesatarja? 4,9 vjet.

Duke u bazuar në përgjigjet e tyre, çiftet mesatarisht kalojnë 17 muaj bashkë para se të bashkëjetojnë. Më pas ato jetojnë bashkë për 22 muaj përpara se të fejohen, dhe më pas 20 muaj të tjerë derisa vjen momenti i martesës. Pra, 89% e çifteve jetojnë së bashku përpara se të martohen, për mesatarisht 3,5 vjet.

Gjithashtu, ato kanë rrëfyer se përpara se të gjejnë të duhurin, kanë kaluar 2 lidhje të tjera serioze dhe gjithashtu 85% thonë se përpara propozimit e diskujtonë me njëri-tjetrin çështjen e martesës.

Një fakt interesant është që nivelet e divorcit janë më të ulëtat që nga viti 1971, kështu që mesa duket gjithë kjo kohë e kaluar bashkë ja vlen për të pasur një martesë të shëndetshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje