Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rast i rrallë! Vajza që ka lindur pa vaginë rrëfen për historinë e saj të dashurisë

Rast i rrallë! Vajza që ka lindur pa vaginë rrëfen për historinë e saj të dashurisë
August 15
16:00 2017

Duket shumë e çuditshme, por është e vërtetë. Një vajzë e quajtur Kaylee Moats ka lindur pa vaginë dhe sot ajo është 18 vjeçe. Që kur lindi, familja e saj nga Arizona pati shumë probleme sidomos për faktin se, sipas tyre, vajza nuk do të kishte kurrë mundësi të bëhej nënë dhe kjo gjë i dëshpëronte shumë.

Vetë vajza me këtë sindromë të pazakontë është shprehur në një intervistë se më tepër se keqardhja që ndjen se nuk do të bëhet nënë është fakti se ajo ndihet më pak femër se të tjerat, duke qenë se nuk mundet ta shijojë maksimalisht trupin e saj.

Megjithatë, vajza e ka një shpresë sepse doktorët i kanë treguar se është e mundur që ajo t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal për një hapje artificiale e cila, siç ata shpresojnë, do të mundet të përmbushë mungesën që ajo ka pasur gjithë jetën.

E vetmja gjë për të cilën Moats është krenare sot është i dashuri i saj Robbie, i cili e ka mbështetur gjatë gjithë kohës dhe nuk ka shfaqur asnjëherë ndonjë pakënaqësi në lidhje me këtë kufizim që ka në jetën e tij seksuale me vajzën.

“Kur u njoha me Kaylee e kuptova menjëherë se u dashurova me vajzën më të bukur në botë. Pasi e kuptova se ajo kishte një çrregullim të lindur e desha edhe më shumë, sepse kjo vajzë nuk kishte lejuar këtë gjë t’i shkatërronte jetën, gjë që tregon se ajo është shumë e fortë. Do të jem me të gjithmonë, ajo më frymëzon çdo ditë”, – është shprehur Robbie, i cili e ka fituar edhe një herë zemrën e të gjithëve me këtë deklaratë për të dashurën e tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje