Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Racizmi, një nënë aborigjene: Të ndalim standardet e dyfishta

August 30
10:36 2016

...

Një nënë aborigjene në Australi ka postuar një foto të së bijës maskuar me “whiteface” si përgjigje  ndaj debateve të shumta mbi “blackface”. Javën e kaluar, një vogëlush mori pjesë në një aktivitet shkollor duke u maskuar si idhulli i tij, lojtari i regbi-së (rugby), Nic Naitanui, maskim që ndezi debate racore.

“Incidenti” shkaktoi debate të shumta në rrjetet sociale. Si kundërpërgjigje, Bec Bee u shpreh se nuk duhet të ekzistojnë standardet e dyfishta që shkaktojnë diskutime të zjarrta racore. “Unë nuk shoh “blackface” në këtë rast, shoh thjesht një djalosh që është maskuar si idhulli i tij”,- u shpreh nëna aborigjene. Ajo ndau në llogarinë e saj në “Facebook” një foto të tre viteve më parë të së bijës, e cila në një organizim të ngjashëm ishte maskuar si Dr. Seuss, me paruke të kuqe dhe fytyrë të bardhë.

“Atëherë askush nuk tha gjë për personazhin e bijës sime! Ne kemi nevojë t’u japim fund standardeve të dyfishta. Një hero është një hero. Vogëlushi nuk duhet të ndihet i frikësuar vetëm sepse preferoi të vishej si heroi i tij”, – ka thënë ndër të tjera Bec Bee. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje