Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse punojnë njerëzit e pasur?

Pse punojnë njerëzit e pasur?
December 09
12:45 2016

Kur plotëson të gjitha nevojat monetare nga puna dhe bëhesh i pasur çfarë mund të të shtyjë të punosh ende?

Universiteti i Floridas ka zhvilluar një sondazh dhe analizë për njerëzit e pasur dhe ka dalë në konkluzionin se janë disa faktorë që i bëjnë të pasurit të vijojnë punën edhe kur janë multimilionerë.

Është kënaqësia nga puna që bëjnë, marrëdhëniet me njerëz që mund të kenë energji pozitive, aftësia për të punuar në projekte dhe dëshira për shpenzim energjie diku, si dhe mundësitë për t’u kthyer në një lider në të ardhmen, qoftë edhe politik.

Por sipas universitetit, ky koncept deri diku ndryshon në momentin kur këta persona përballen me probleme serioze me shëndetin.

Motivacioni dhe plotësimi i vetes janë 2 arsye të tjera që i shtyjnë të pasurit të vijojnë të punojnë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje