Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas kërcënimit “Ta fus portofolin në gojë”, qeveria dekoron Fatos Tushen

Pas kërcënimit “Ta fus portofolin në gojë”, qeveria dekoron Fatos Tushen
April 14
12:10 2016

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u denoncua në media për shkak të reagimit të ashpër ndaj një tregtareje që protestonte kundër masave të ndërmarra nga bashkia, është dekoruar së fundmi nga Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi. Ky i fundit i vendosi kryetarit të Bashkisë së Lushnjës një stemë me rastin e nisjes së fushatës “UnëMbrojFëmijët”.

Një ditë përpara dekorimit, kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, jo vetëm nuk ka marrë në konsideratë kërkesat e tregtarëve në takimin me ta, por debati ka degraduar deri në fyerje të tyre.

Debati

Tregtarja: Ku do hamë? Kam 12 kalamaj për të ushqyer.

Kryebashkiaku Tushe: Po kush t’i polli ty? Lagjja apo vetë? Rriti vetë.

Tregtarja: Unë dua të drejtën, s’kam ku të ha! Jam e sëmurë!

Kryebashkiaku Tushe: Mos më ngri mua zërin. Ta fus atë portofolin mu në gojë unë!

Komento