Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse po mendoni të lini punën, lexoni këto arsye më parë se pse duhet ose jo të largoheni

Nëse po mendoni të lini punën, lexoni këto arsye më parë se pse duhet ose jo të largoheni
August 10
13:26 2018

Jemi në periudhën e pushimeve dhe për shumë prej nesh që janë në marrëdhënie pune, kjo mund të jetë dhe faza e reflektimit për atë çka kemi bërë deri më sot, nëse duhet të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën punë apo kemi arsye të veçanta për të kërkuar diçka të re, më me leverdi për arsye të ndryshme. Rreth kësaj çështjeje, ne do t’ju rendisim disa pika kryesore ku të bazoheëni para se të merrni një vendim që do të ndikojë në të ardhmen tuaj profesionale dhe jo vetëm.

Mos e lini një punë sepse keni një marrëdhënie të dobët me shefin ose kolegët tuaj

Çdo marrëdhënie është një rrugë me dy krahë, prandaj mendoni se si mund të kontribuoni në raportin që ju ndani me menaxherin ose kolegun tuaj dhe ndërmerrni hapa për të adresuar rolin që luani. Përndryshe, shkaku rrënjësor i marrëdhënies negative prej së cilës kërkoni të ikni, padyshim do t’ju shoqërojë në vendin tuaj të ardhshëm të punës.

Lini një punë sepse doni të bëni më shumë para

Pasi kalojnë disa kohë, duhet të ketë gjëra që mund të bëni që të ngriheni në detyrë. Nëse puna në të cilën jeni nuk e ofron më këtë, absolutisht është e arsyeshme të largoheni për një mundësi më të mirë, me para më tepër.

Mos e lini një punë vetëm sepse po përjetoni një rënie të aftësive për t’u përmirësuar

Në botën e sotme të evoluar të punës, askush nuk mund të presë që të jetë i shkëlqyer menjëherë ose të shpëtojë nga një periudhë krize duke ndryshuar punëdhënësit. Flisni me menaxherin tuaj për pak më shumë mbështetje dhe mund t’ja dilni.

Lini një punë nëse ndiheni sikur po mbeteni në vend dhe dëshironi më shumë mundësi për t’u përmirësuar

Nëse keni filluar të kryeni përgjegjësitë tuaja si “autopilot” dhe me të vërtetë i keni shfrytëzuar mundësitë e zhvillimit profesional që puna juaj ju ofron, atëherë është koha për një ndryshim.

Mos e lini një punë sepse kompania juaj po kalon një riorganizim

Riorganizimi sjell mundësi të mëdha. Zakonisht njerëzit kanë frikë dhe mendojnë se do të pushohen. Por nëse puna juaj ka rezultate të mira, ju jeni personi që ata do vazhdojnë të mbajnë.

Lini një punë nëse doni të ndryshoni drejtimin e karrierës suaj

Ne të gjithë kemi pikat tona të forta dhe aftësitë tona. Nëse ato nuk na shërbejnë në punën që jemi, një ndryshim i tillë është i nevojshëm.

Mos e lini një punë nëse doni më shumë balancë punë-jetë personale

Është më e thjeshtë të jeni fleksibël në punën tuaj aktuale, sesa në një punë të re, përveç rastit kur mendoni të kaloni në një punë me kohë të pjesshme.

Lini një punë nëse zemra juaj nuk përket aty

Zakonisht është e qartë kur njerëzit nuk janë plotësisht të angazhuar në punën e tyre dhe asnjë punëdhënës nuk dëshiron të mbajë dikë të tillë pranë. Pra, nëse shpesh e gjeni veten tuaj të mbingarkuar në punë, por përsëri duke ëndërruar për punën e ëndrrave, thojini lamturirë punës ku jeni. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje