Nëna shet djalin e saj në rrjetin e pedofilëve

Një grua që shiti djalin e saj për pedofilët që benin pjesë ne grupin e “Rrjetës së errët” është burgosur për 12 vjet e gjashtë muaj nga një gjykatë në Gjermaninë jugore.
Gjithashtu, gjykata e Freinburgut burgosi partnerin e saj, njerkun e djalit me të njëjtën kohë heqje lirie për shkak të bashkëpunimit me nënën e djalit.
Berrin Taha, 48 vjeç dhe Christian Lais, 39 vjeç, janë dy shtetas gjermanë, të cilët jetojnë në Staufen afër Freiburgut. Gjatë kërkimeve të policisë, u zbulua se të bashkëshortët ishin edhe vetë pjesë e rrjetit të pedofilëve, pasi ata gjatë gjithë kohës ishin marrë sulme seksuale të renda të fëmijëve , prostitucion të detyruar dhe shpërndarje e pornografisë së fëmijëve.
Rrjeti i errët është një zonë e internetit përtej mundësive të motorëve të kërkimit të zakonshëm që përmban akte dhune , perdhunime dhe pedofilie si ne rastin e mësipërm.
Videoja që tregonte abuzimin seksual të djalit e përfshinte atë duke vuajtur poshtërimin verbal dhe betimin, dhe ai ishte i lidhur.
Përveç 12 vjet burg, Lais u dënua me paraburgim parandalues ndërkohë djali po jeton me prindërit kujdestarë. /Blitz.al/ /BBC/