Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në Indi femrat vazhdojnë të masakrohen. Ja rasti më i fundit

Në Indi femrat vazhdojnë të masakrohen. Ja rasti më i fundit
May 03
22:57 2016

Përdhunimi i tmerrshëm dhe vrasja e një gruaje në Kerala ka hapur  debatet lidhur me mungesën e mbrojtjes për gratë e kastave më të ulëta në Indi. 30-vjeçarja e quajtur nga mediat Jisha u gjet nga nëna e saj në shtëpinë e tyre të rrënuar.  Sipas raporteve, ajo kishte 30 plagë të shkaktuara me thikë. Vajza ka pasur shenja përdhunimi si dhe shenja torture me armë të mprehta.

Dy persona janë marrë në paraburgim për këtë rast, por policia nuk ka dhënë asnjë detaj dhe kjo gjë ka acaruar popullsinë. Kritikët kanë fajësuar zyrtarët që e kanë lënë pas dore këtë çështje për shkak të kastave. Sipas tyre, qeveria është duke vepruar në mënyrë të pashpirt për shkak të neglizhencës politike.

Kerala është një nga vendet më të zhvilluara në Indi dhe kjo e thellon më shumë tronditjen nga ky sulm  i egër. Në Twitter  janë postuar shkrime kundër qeverisë, të shoqëruara me hashtag-un #JusticeForJisha (drejtësi për Jishan). Ky rast ka nxitur shumë zemërim në popull dhe ata kërkojnë që ky rast të mos lihet në dorë të fatit, por të dënohen fajtorët.

Etiketimet
Shperndaje