Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndalohen martesat e fëmijëve në Zambia të Afrikës

Ndalohen martesat e fëmijëve në Zambia të Afrikës
March 22
11:44 2016

Në shtetin afrikano-jugor të Zambias tashmë është e jashtëligjshme të martohesh nën moshën 18 vjeç. Sipas të dhënave të deritanishme, në këtë shtet rreth një e treta e vajzave martoheshin para kësaj moshe, ndërkohë që 4% e tyre pa mbushur ende 15. Në fakt, sot Zambia renditet ndër vendet e para me martesat më të shumta. Kjo gjë, për pjesën më të madhe të vajzave ka ndikuar në mungesën e edukimit dhe të pësimit të dhunës psikologjike e fizike. Më në fund, ligji i propozuar e i miratuar për ndalimin e këtyre martesave shihet si një fitore e të drejtave të njeriut dhe një hap i madh për vendin.

Komento
Shperndaje