Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesazhi prekës i një nëne, vajza e së cilës ndërroi jetë, në ditën e parë të shkollës

Mesazhi prekës i një nëne, vajza e së cilës ndërroi jetë, në ditën e parë të shkollës
September 15
12:47 2016

Një nënë në Angli, vajza e së cilës vdiq në moshën 8-vjeçare e prekur nga kanceri, ka shprehur një mesazh të fuqishëm për të gjithë prindërit duke dëshiruar t’i ndërgjegjësojë ata lidhur me këtë sëmundje të rëndë që prek edhe të vegjlit.

Julie Apicella ka postuar dy fotografi krahas njëra-tjetrës ditën e parë të shkollës, më 7 shtator. Në foton e parë shihet vajza e saj, Emily, në një dhomë, gati për ditën e parë të shkollës. Fotografia daton në shtator 2015. Ndërsa fotoja e dytë përbri shfaq të njëjtën dhomë, por të zbrazët. Fotoja daton një vit më vonë, në 2016-n.

“Natyrisht, dikush mjaft i veçantë mungon. Mendoni sikur fotoja e fëmijës tuaj të jetë e fundit”, – shkruan ajo përbri. Emily ndërroi jetë më 14 dhjetor 2015, në moshën 8-vjeçare. Për tre vjet, ajo luftoi pareshtur një formë të kancerit në veshka dhe trajtimi përfshiu kimioterapinë, rrezatimin, transplantin, provat klinike dhe madje edhe kirurgji, heqje të veshkës së prekur.

Rreth një vit më vonë, nëna e saj vjen me një mesazh të fuqishëm. Duke u përpjekur të rrisë ndërgjegjësimin, ajo kërkoi nga familjarët, miqtë e të njohurit e tjerë të vendosnin foto profili me fjongo ari. “Përfundimisht, fjongoja e arit do shërbejë për sensibilizim për fëmijët e prekur, sikundër fjongoja rozë shërben për kancerin e gjirit. Ndërgjegjësimi është hapi i parë i veprimit”,- është shprehur ajo. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje