Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes! Gjatë këtyre dy muajve të vitit rritet rreziku për divorc

Kujdes! Gjatë këtyre dy muajve të vitit rritet rreziku për divorc
August 31
12:03 2016

Sipas një studimi të ri, marsi dhe gushti janë dy muajt kur çiftet kanë më shumë gjasa që të paraqesin kërkesën për t’u divorcuar.

Në studimin e tyre, sociologët u referohen kërkesave për divorc në shtetin e Uashingtonit, gjatë viteve 2001-2015, nga ka rezultuar një numër më i madh kërkesash divorci gjatë këtyre dy muajve. Ata janë duke “hetuar” nëse e njëjta gjë ndodh edhe në shtete të tjera të SHBA-ve.

Ndërsa një studim tjetër i David McCandless dhe Lee Byron, botuar në 2010-n, zbulon se çiftet kanë më tepër tendencë të ndahen gjatë pushimeve verore dhe përpara Krishtlindjeve, referuar edhe postimeve të tyre në Facebook.

Ekonomisti Seth Stephens-Davidowitz shprehet se ka një rritje të kërkimeve në Google për fjalën “divorc” 10 ditë pas festimit të Krishtlindjeve. Në vitin 2012, nga një studim i kryer, Facebook-u bëri të ditur se ka më shumë gjasa që njerëzit të ndryshojnë statusin e tyre nga “në marrëdhënie” në “beqar/e” në rrjetin social pikërisht gjatë muajve të verës. Sipas drejtorit të klinikës “Maze Women’s Sexual Health”, kjo ndodh për shkak se ndihemi më të gjallë gjatë verës.

Megjithatë, këto studime nuk duhet t’ju bëjnë paranojakë. Mendoni vetëm se është interesante se si faktorë të habitshëm mundet të ndikojnë në marrëdhënie dhe na lejojnë të “parashikojmë” prishjen e një martese. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje