Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja se si dërgohej një email në vitin 1984

Ja se si dërgohej një email në vitin 1984
March 16
14:04 2016

Kjo video tregon se si dërgohej një email në vitin 1984.

Nga viti 1996, rreth 45 milionë njerëz në mbarë botën përdorin internetin: rreth 30 milionë në Amerikën e Veriut, 9 milionë në Europë dhe 6 milionë në rajonin e Azi/Paqësorit. Për fatin tonë të mirë, komunikimi sot është shumë më ndryshe dhe më i lehtë  sesa në vitin 1984.

Si dukej “Interneti” para se të shkonte drejt kësaj rrjedhe? Falë këtyre pamjeve mahnitëse të teknologjisë britanike të viteve ’80 mund të keni një ide.

Videoja tregon se si familja Green, me pasion teknologjinë, komunikonte me email, duke lidhur PC-në e tyre me Internetin e duke kërkuar në ueb. Nëse mendoni se është e tmerrshme të dëgjosh zhurmë gjatë lidhjes, të paktën nuk duhet ta lidhni vetë telefonin tuaj.  Në vitet ’80, për t’iu përgjigjur një telefonate duhej të bëje më shumë duke përdorur telefonin rrotullues, ashtu siç demonstrohet edhe në video.

Pasi futnin kodin 1234, logoheshin në Micronet, një lloj i “faqes së parë”, ndërfaqe brenda Prestel – një lloj i teknologjisë View data, e nisur në vitin 1979 dhe që lejon lidhjen e televizionit në një terminal të caktuar nga ku mund të merrnin informacione nga uebi nëpërmjet një linje telefonike. Nëse nuk keni dëgjuar për këtë lloj komunikimi, mos u bëni merak, mjafton të dini se ka pasur rreth 90,000  përdorues në Mbretërinë e Bashkuar para vitit 1994. Prestel ishte teknologjia më në zë ato kohë, por sigurisht që nuk kishte shpejtësi marramendëse të shkarkimit. Jemi duke folur për 1,200 bits për sekondë, gjë që shpjegon pse email-i vinte i ndarë dhe jo i plotë si sot. Shikoni videon për të kuptuar se si ka ndryshuar koha dhe teknologjia, se si modemi gjigant është zëvendësuar me të sotmin me përmasa shumë më të vogla.

Shperndaje