Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja fotot e rralla nga masakra e 2 prillit në Shkodër

Ja fotot e rralla nga masakra e 2 prillit në Shkodër
April 02
14:39 2016

Katër persona të pafajshëm u ekzekutuan gjatë protestës masive të zhvilluar në Shkodër më 2 prill 1991. Pamjet e fiksuara nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili nuk jeton më, janë bërë publike nga gazeta “Panorama”. Këto fotografi të rralla janë ekspozuar gjatë ditës së sotme në ambientet e Këshillit të Qarkut në Shkodër.

2 prilli shënon 25-vjetorin e një prej revoltave më të mëdha popullore në vend, të zhvilluar disa muaj pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës në Tiranë. Si pasojë e plumbave të forcave policore ndaj turmës protestuese, humbën jetën katër persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka sot janë shpallur martirë të demokracisë.

Më 2 prill, protestuesit në Shkodër mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe prej aty hodhën dokumentet nga dritaret. Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë. Më pas, ata mësynë sheshin kryesor që sot mban emrin “2 prilli”, ku mbetën të vrarë 4 dëshmorët e demokracisë.

1

1
Picture 1 of 11

Komento
Etiketimet
Shperndaje