Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekspertët paralajmërojnë: Mos postoni foto të fëmijëve në ditën e parë të shkollës

Ekspertët paralajmërojnë: Mos postoni foto të fëmijëve në ditën e parë të shkollës
September 05
12:39 2018

Shumë shpejt në vendin tonë nis shkolla për të gjithë nxënësit e arsimit fillor, 9-vjecar dhe të gjimnazit. E ndërkohë që fëmijët dhe adoleshentët këtu janë në pritje për fillimin e vitit të ri shkollor, ata të cilët duken se janë më të emocionuar për ardhjen e këtij momenti janë prindërit.

Lehtësisht mund ta dallosh kur është java e fillimit të shkollës, jo vetëm këtu tek ne, por në të gjithë botën me anë të postimeve që prindërit bëjnë në rrjetet sociale të fëmijëve të tyre në ditën e parë. Marrim si shembull Anglinë, në të cilën sezoni i ri arsimor nisi këtë javë dhe mbi 1.3 miliardë foto u ndanë në të gjitha rrjete sociale të fëmijëve me uniforma dhe çanta në shpinë.

Sipas një statistike të llogaritur shpejt, rreth 30% e tyre këto fotove ishin publike, pra të lira për t’u parë e shkarkuar nga çdo i huaj. Kjo gjë kap një shifër të frikshme prej 390 milionë pamjesh. Edhe pse në një studim të bërë më parë më shumë se gjysma e prindërve të pyetur ishin të shqetësuar se imazhet e vogëlushve të tyre mund të ishin shenjëstër e vëzhgimit nga pedofilët të fshehur në rrjet, sërish ata zgjodhën që të shpërndain pa kursim foto të tyre këto ditë të fundit.

Studiuesit e kuptojnë shumë mirë se sa krenarë prindërit ndihen për fëmijët e tyre kur nisin shkollën dhe gjithasthu e dinë se sa e rëndësishme është për ta t’i ndajnë këto momente me miqtë e familjen në Facebook apo kudo tjetër. Por gjithsesi, i këshillojmë ata që më mirë këto foto t’i ruajnë në albumin e familjes në shtëpi se sa t’i ekspozojnë në ambientin e pasigurt që ndodhet online. Ekspertët gjithashtu shtojnë se këto imazhe të hedhura në rrjete sociale mund t’i japin informacion njerëzve me qëllime të paqarta, jo vetëm për fëmijën e tyre dhe familjen, por dhe për shkollën apo ambientin ku nxënësit kalojnë kohën.

Nga ana tjetër, sociologët i kanë shtuar këtij paralajmërimi faktin se sipas disa shifrave të tjera, më shumë se çereku i një grupi 10-12 vjeçarësh të pyetur pranojnë se ndihen të turpëruar nga fotot që prindërit e tyre shpërndajnë online. Prindërit në fakt nuk e mendojnë këtë gjë para se të shtypin butonin “publish” dhe po ashtu nuk e dinë se fëmija bëhet pre e bullizmit nga foto apo pamje që ai nuk do të shihen nga të gjithë. Por jo vetëm kaq, shpërndarja e këtyre materialeve pa leje mund të zhvillojë tek ata ankth dhe pasiguri.

Prandaj prindërit, sidomos këtu në vendin tonë duhet vërtetë të mendohen dy herë para se të publikojnë foto të të shtrenjtëve të tyre, qoftë ditën e parë të shkollës apo dhe në ditë të tjera po kaq të veçanta. Fundja, interneti mbetet ende një vend sa i bukur po aq i rrezikshëm dhe të gjithë duhet të bëjnë të pamundurën për sigurinë dhe shëndetin e plotë të pjestarëve më të vegjël të familjes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje