Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni sukses në jetë? Mjaft dëgjuat të tjerët! Ndiqni zemrën tuaj! Thyeni rregullat!

Doni sukses në jetë? Mjaft dëgjuat të tjerët! Ndiqni zemrën tuaj! Thyeni rregullat!
February 26
13:00 2017

 

Cilat janë mësimet që njerëzit i mësojnë tepër vonë në jetë?

Kjo është një pyetje që përherë tentohet t’i jepet përgjigje.

Duke ndjekur rregullat e vjetra, ju shkoni drejt dështimit dhe krijoni një humnerë drejt suksesit. Kjo nxit mediokritetin.

Rregullat e vjetra nxisin mediokritetin

Realiteti i keq është se vetëm disa prej nesh do të mund të shijojë suksesin në jetë. Të tjerët jo.

Kjo lidhet edhe me teorinë e propozuar nga ekonomisti italian Vilfredo Pareto, i cili ka thënë se vetëm 20% e shoqërisë apo më saktësisht elita shijon suksesin. Të tjerët do të qëndrojnë në të njëjtin nivel.

Duket ndjekur disa rregulla të vendosura nga kjo elitë, pjesa më e madhe e njerëzve ndjekin disa norma të paravendosura që i çojnë ata drejt një zone të sigurt, por mediokre.

Darren Hardy dikur ka thënë: “Vraponi drejt gjërave nga të cilat të tjerët po largohen”.

Nëse jeni i pakënaqur me pozicionin aktual në jetën tuaj dhe dëshironi të ndryshoni jetën, mos kini frikë të thyeni disa rregulla dhe mos kini frikë të bëni diçka që të tjerët e shmangin.

Të thyerit e rregullave nuk është e lehtë. Mund të krijojë armiq

Ata që do të thyejnë rregullat e vendosura nga shumica do të cilësohen si jonormalë.

Në fund të fundit, njerëzit janë kafshë sociale, siç i quajnë shkencëtarët, dhe ai që nuk përshtatet me shumicën cilësohet si jonormal.

Bill Gates ishte dikur student i Universitetit të Harvardit. Por dëshironte të krijonte një biznes dhe për këtë arsye hoqi dorë nga një prej shkollave më prestigjioze në botë.

Shumë njerëz e cilësuan si idiot vendimin që ai mori.

Por ai e faktoi se të tjerët e kishin gabim dhe vijoi një karrierë të jashtëzakonshme duke u bërë njeriu më i pasur në planet.

Morali është të qëndroni ai që jeni, të besoni tek ajo që doni dhe kështu do të keni një eksperiencë të ndryshme nga turma.

Bëni që zëri juaj të kumbojë

Ne kemi një zë brenda vetes që na thotë përherë se cila është gjëja e drejtë për të bërë. Nëse e kapni atë zë, mos e braktisni.

Mendoni për të, atë që doni të arrini, edhe nëse të tjerët që ju rrethojnë ju thonë të bëni të kundërtën.

Duke dëgjuar shumë të tjerët, humbasim në rrugën që duhet të ndjekim.

Michael Jordan kur ishte në shkollë të mesme cilësohej i shkurtër dhe pa shumë premisa për një karrierë në basketboll.

Por  me punë arriti të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë.

Komento
Shperndaje