Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë e shtyu këtë burrë të vrasë foshnjën e tij?

Çfarë e shtyu këtë burrë të vrasë foshnjën e tij?
March 29
15:16 2016

Moussa Sissoko ishte vetëm 22 vjeç kur vrau djalin e tij 3 muajsh, në vitin 2001. Sipas asaj që raporton “Washington Post”, një gjyq i zhvilluar këtë javë në rrethin e Montgomery County e shpalli atë fajtor për abuzimin dhe vrasjen e fëmijës.

Sissoko u njoh me Tiffany-n, mamanë e djalit të tyre Shane, në vitin 1999, kur ajo ende ishte në gjimnaz. Menjëherë pasi vajza i rrëfeu Sissokos se ishte shtatzënë, ai i kërkoi asaj të abortonte, gjë që Tiffany e refuzoi. Pas kësaj, afërsisht në periudhën kur fëmija lindi, Sissoko gjeti punë dhe filloi të kërkojë sigurimin e jetës së Shane për rreth 750,000 dollarë, në të cilin vuri vetëm veten si përfitues.

“Çdo person normal do të bënte pyetjen: Përse do të caktoje një dokument 750,000-dollarësh, për një fëmijë të porsalindur?”- tha gjyqtari Michael Mason, pjesë e kësaj çështjeje.
Sipas Sissoko, ky ishte një plan kursimi për fëmijën Shane.

Bëjmë me dije se ditën e vrasjes, rreth 2 orë pasi e kishte shtrirë në krevat, Sissoko telefonoi urgjencën pasi fëmija i vogël ishte i pavetëdijshëm dhe i dilte gjak nga hunda. Për 10 ditë me radhë Shane nuk u zgjua, gjë që çoi në vdekjen e tij.
Sipas rezultateve zyrtare, trauma në kokë, si pasojë e tronditjeve ishte shkaktari kryesor i humbjes së fëmijës.

Pas këtij vendimi të dhënë, Moussa Sissoko do të kërkojë rigjykimin, edhe pse shanset për një ndryshim vendimi janë shumë të pakta.

Komento
Etiketimet
Shperndaje