Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bën foto në murin ku manifestohet dashuria, injoron të pastrehun që ka pranë

Bën foto në murin ku manifestohet dashuria, injoron të pastrehun që ka pranë
February 09
20:55 2017

Një foto po bën xhiron e botës nëpër rrjetet sociale e shkrepur rastësisht nga një kalimtare. Në bulevardin Sunset në LA është ndërtuar një mur, kryesisht për të bërë foto e për ta përhapur në një formë marketingu online një veçanti të këtij qyteti. Në mur shkruhet: “Stand here and think about someone you love! (Qëndro këtu dhe mendo për dikë që do!)”.

Siç shikohet në foto, një vajzë është duke pozuar në murin që supozohet të shprehet dashuri dhe ndjenja njerëzore e ndërkohë fare pranë saj ndodhet një i pastrehë i shtrirë në tokë. Një person i rastësishëm ka kaluar aty pranë dhe e ka fotografuar këtë skenë, duke e publikuar në rrjete sociale me dixhiturën: “Vërtet?!”

Kjo foto ka marrë një shpërndarje të gjerë online nga persona të ndryshëm duke u revoltuar mbi ironinë e kësaj fotoje.

Njëri prej tyre, ndryshe nga shumica e komenteve, shkruan: “Më ka ndodhur të shoh një të pastrehë buzë tregut të frutave dhe perimeve dhe askush nuk i ka dhënë diçka nga shporta e tyre, kështu që nuk kam pse të revoltohem me këto vajzat që po bëjnë një foto për Instagram”.

Por gjëja e mirë e kësaj historie është që hapi një diskutim të gjerë dhe për aq kohë sa flitet atëherë patjetër do të kontribuojë që të ketë një reagim në vazhdim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje