Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ban Ki-moon: Për refugjatët nevojitet solidaritet global!

Ban Ki-moon: Për refugjatët nevojitet solidaritet global!
March 30
08:49 2016

Kriza e refugjatëve është një ndër problemet më të mëdha me të cilat po përballet sot Europa dhe jo vetëm.
Për këtë ka folur sot sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në një konferencë të mbajtur për të gjetur vende mikpritëse për njerëzit që largohen nga Siria apo vende të tjera.

“Jemi këtu për t’iu përgjigjur krizës më të madhe të refugjatëve. Ky fenomen kërkon detyrimisht një rritje të solidaritetit global”, – është shprehur Ban Ki-moon, si për t’u dhënë një sinjal edhe vendeve të cilat janë shprehur kundër strehimit të valës së refugjatëve, të cilët shtohen dita-ditës, drejt shteteve europiane.

Etiketimet
Shperndaje