Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Amerikanët duan të gjuajnë me grusht Donald Trump-in

Amerikanët duan të gjuajnë me grusht Donald Trump-in
March 25
18:47 2016

Me gjithë ato biseda kundër dhunës në tubimet politike, është e pabesueshme se si  54% e amerikanëve të anketuar kanë thënë se do  të donin ta gjuanin me grusht Donald Trump-in. 54 % kanë dalë kundër Trump-it në anketën WalletHub 2016 që u është bërë tatimpaguesve.

“Kjo temë është shumë serioze dhe ne kemi kërkuar të shtojmë disa pyetje më të zgjeruara”,- ka thënë Gill Gonzalez, analist i WalletHub.

Në këtë sondazh, njerëzit janë pyetur se kë donin të zgjidhnin si përfaqësues duke i vënë para 7 zgjedhjeve, duke përfshirë këtu Donald Trump, Hillary Clinton, një kongresmen, një agjent IRS dhe një kontabilist.

Papa Francis, Barack Obama dhe Bernie Sanders ishin në krye të listës për “Kush ju pëlqen më shumë se IRS”. Për këtë pyetje në fund të listës ishin O.J Simspon dhe Kanye West. Pjesa më e madhe e amerikanëve preferojnë planin e taksave të Bernie Sanders. Megjithatë, shumë njerëz nuk kishin asnjë ide se kush u pëlqente më shumë.

Në lidhje me metodologjinë e komunikimit, autorët shkruajnë: “Ky raport pasqyron rezultatet e një sondazhi kombëtar online, me përfaqësues 1000 individë, në partneritet me Survey Monkey. Të gjitha përgjigjet janë mbledhur dhe ndarë sipas moshës e gjinisë në mënyrë që paneli të reflektojë për demografinë e SHBA-së.

 

Etiketimet
Shperndaje