Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 fakte shumë interesante për 8 marsin të cilat duhet t’i dini patjetër

8 fakte shumë interesante për 8 marsin të cilat duhet t’i dini patjetër
March 08
08:47 2017

Ndonëse në përgjithësi dita e 8 marsit në vendin tonë është një ditë për të bërë nënën, gruan, motrën apo mikeshën të ndihet mirë, në vende të ndryshme kjo datë festohet ndryshe. E rëndësishme është që vajzat dhe gratë kanë bërë të mundur që të paktën një ditë vëmendja të jetë e gjitha tek ato dhe te kërkesat e kënaqësitë e tyre. Më poshtë do t’ju tregojmë disa fakte interesante për këtë ditë:

  1. 8 marsi festohet çdo vit në të gjitha vendet, por nëse do të përkthejmë këtë festë nga gjuha kineze ajo do të ishte “tri-tetë festa e grave”, çka nuk bën aspak sens kur e përkthen në gjuhët e tjera por kultura kineze ka një lidhje të fortë me numrat 3 dhe 8.
  2. Në fillimet e veta kjo datë quhej “Dita internacionale e grave punëtore” pra ishte e fokusuar te gratë të cilat kishin një punë, më vonë mori konotacion më argëtues.
  3. Ka qenë viti 1975 kur fillimisht u pranua nga Kombet e Bashkuara kjo ditë e grave.
  4. Në 28 vende të botës, 8 marsi është një festë zyrtare dhe bëhet pushim.
  5. Në disa vende të tjera si Kina, Madagaskari dhe Nepali, lejohet që vetëm femrat ta bëjnë pushim këtë ditë.
  6. Çdo vit kjo festë ka një slogan të veçantë. Për këtë vit slogani është: “Ta çojmë planetin në 50-50 barazi gjinore deri në vitin 2030”.
  7. Ka disa mënyra kreative se si gratë vendosin ta festojnë këtë festë nëpër vende të ndryshme të botës. Në Kinë, vitin e kaluar më shumë se 30 gra ngjitën një mal të veshura me fustane dhe taka për të demonstruar forcën e tyre.
  8. Ekziston edhe dita e burrave, që është 19 nëntori, por nuk ka arritur të marrë kurrë famën që ka 8 marsi.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje