Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 gjëra që duhet t’ia mësoni patjetër fëmijës tuaj

10 gjëra që duhet t’ia mësoni patjetër fëmijës tuaj
June 05
12:50 2016

Mundeni të rendisni të gjitha gjërat që fëmija juaj duhet të dijë përpara se ai të quhet mjaftueshëm i rritur? Sigurisht që është e pamundur, jo më kot duhen 18 vjet ose më shumë për t’ia arritur.

Padyshim se jo të gjitha gjërat që një fëmijë duhet të dijë kanë të njëjtën rëndësi. Disa aftësi të caktuara nevojiten por nuk janë jetike. Për të ngushtuar këtë rreth e për t’ua bërë më të lehtë me fëmijën tuaj, ju rendisim 10 ndër aftësitë më të domosdoshme që duhet t’i mësoni fëmijës tuaj.

  1. Të ofrojë, kërkojë dhe pranojë ndihmë

Ne priremi të vendosim theksin te pavarësia dhe vetë-mjaftueshmëria në jetën tonë. Ndonjëherë të kërkuarit ndihmë nuk preferohet për shkak se gjykohet si pranim i dështimit. Megjithatë, të jetuarit në komunitet paraqet nevojën e të ofruarit, kërkuarit dhe pranuarit ndihmë. Nuk është turp nëse kërkon ndihmë kur i nevojitet.

  1. Të thotë “jo”

Nevojitet të konsiderohet si rregull. Thojini fëmijës tuaj “jo”, mësojeni se jo çdo gjë pranohet, mësojeni të dijë të refuzojë.

  1. Të thotë “po”

Nga ana tjetër, ai duhet të dijë edhe të thotë “Po”, pasi ka mundësi që vijë vetëm një herë në jetë. Mësojeni të thotë “po” edhe kur ndihet i frikësuar, kur ka frikë mos të dështojë. Bëjeni të kuptojë se të ndërmarrit rreziqe nuk është diçka e keqe.

  1. Të jetë mirënjohës

Si çdokush tjetër, edhe fëmija juaj do të ketë ulje/ngritje gjatë jetës. Do të ketë njerëz që do e ndihmojnë atë dhe njerëz që do ta dëmtojnë. Ai do t’i përjetojë të gjitha. Mësojeni të jetë mirënjohës ndaj njerëzve që do ta ndihmojnë dhe për përvojën që do të sigurojë gjatë jetës.

  1. Të pranojë gabimin

Ai do të bëjë gabime padyshim! Pa dashje do të shkatërrojë diçka apo do të lëndojë njerëz. Mësojeni atë të pranojë gabimin, të jetë i sinqertë dhe të kërkojë falje.

  1. Të zërë miq të rinj

Mësojeni se gjatë jetës, nevojitet edhe të krijosh miqësi të reja, të hysh në biseda me njerëz të rinj, të panjohur. Është aftësi që nevojitet në një komunitet gjithmonë e më në zhvillim.

  1. Të shmangë marrëdhëniet e dështuara

Megjithatë, pavarësisht rëndësisë së miqve në jetë, fëmija juaj duhet të dijë edhe të përzgjedhë. Të dijë të vlerësojë dhe mbajë vetëm ato marrëdhënie që janë të shëndetshme për të. Nëse një mik, një i/e dashur, një i afërm është manipulues, abuziv, i rreptë gjatë gjithë kohës, mjaft egoist, xheloz, atëherë ai duhet të kuptojë se kjo marrëdhënie nuk është e shëndetshme. Të mos humbë kohën dhe energjinë me njerëz që nuk janë të mirë për ta.

  1. Të luftojë për të drejtën

Nëse sheh dikë të bëjë diçka të gabuar, fëmija duhet të ketë përvetësuar aftësinë e të qenit i drejtë, çka do ta shtyjë atë të reagojë. Ai duhet të marrë guximin për të bërë gjënë e duhur, edhe nëse kjo do të thotë se po shkon kundër turmës. Inkurajojeni atë.

  1. Të përmirësohet vazhdimisht

Perfeksioni nuk arrihet, por përmirësimi i vazhdueshëm është i mundur. Mësojeni fëmijën tuaj të përpiqet të arrijë më lart, të besojë te vetja dhe të ketë vullnet. Një ditë, ai do habitet me atë çka do ketë arritur.

  1. Të ketë sens humori

Një tjetër cilësi që duhet të zotërojë është ajo e të pasurit sens humori. Nëse ai nuk do të jetë në gjendje të qeshë me veten, me absurditetin e botës, jeta do t’i duket shumë e vështirë.  Mësojeni të qeshë lirshëm dhe shpesh, sidomos gjatë kohëve të vështira.

 

Etiketimet
Shperndaje