Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit
November 04
00:17 2016

vorio

Debati i rindezur i ditëve të fundit për raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë është diskutuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ku nuk kanë munguar debatet mes të ftuarve, veçanërisht mes kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule e analistëve Artur Zheji e Mentor Nazarko. Në emisionin e quajtur “Himara ndez Tiranën dhe Athinën” diskutoi një panel prej 6 të ftuarish, Vangjel Dule, Artur Zheji, Pëllumb Zhufi, Artan Hoxha, Mentor Nazarko, Orfea Beci.

 

Kreu i bashkisë Himarë, Gjergji Goro, foli në fillim të emisionit duke thënë për çështjen e shumëdiskutuar të prishjes së ndërtimeve në Himarë: “Të gjitha ato ndërtime që i përfshin plani urbanistik do të prishen dhe kjo nuk bëhet për arsye politike, por në kuadër të përmirësimit të planit urbanistik.

Ata që prek plani janë qytetarë autoktonë të Himarës”.

 

Ndërkohë Vangjel Dule u përgjigj: “Studimi është selektiv. Rama e bëri njësoj si Enveri që shkonte me bastun dhe atje ku godiste shkopin bënte atë që donte. Plani është klientelist”.

 

Artur Zheji:  “Rama po e përdor situatën duke përdorur edhe terma nacionalistë për të mbuluar një sërë problemesh në rang kombëtar, për t’i mbuluar me sa të mundet.

Për sa i përket Himarës mund të them se çështja e ndërtesave është problem i brendshëm shqiptar dhe jo i Greqisë dhe ministrit Kotzias dhe mediave radikale atje”.

 

Zheji-Dules: “Ke dalë në foto me një flamur të Vorio Epirit në sfond. Si ka mundësi? I nxorët sytë Hahnit se tha një fjalë për çështjen çame. Edhe ata pak hapa të mirë që bën Shqipëria, s’të lë Athina të ecësh përpara”.

 

Dule: “Në Himarë ka një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të minoritetit grek. Ky fakt e bën legjitime që Athina shqetësohet për fatin e tyre”.

Dule: “Nuk jam i disponueshëm për njerëz me frymë komplotiste”.

 

Pëllumb Xhufi: “Shumë prej himariotëve janë vetëshpallur si grekë për arsye ekonomike, jo se ata janë grekë, sepse Himara tradicionalisht prej shekujsh ka qenë shqiptare dhe pjesë e Labërisë deri vonë”.

 

Mentor Nazarko: “Mendoj se në Himarë nuk ka minoritet etnik grek. Mund të ketë njerëz që flasin greqisht dhe janë ndikuar ndër vite nga elementë helenë, gjuha, zakonet por jo etnicitet grek.

Politika greke e ka parë Himarën si laborator për të krijuar incidente e për t’ia faturuar këto Tiranës zyrtare.

Himariotët janë shpallur grekë për shkak të rrethanave ekonomike apo arsye të tjera.

Unë shoh që partia e Dules u kundërvihet politikave zhvillimore për të krijuar një vatër konflikti me Athinën. Kjo sepse partia po tkurret dita-ditës”.

 

Zheji: “Unë e dua Greqinë, por ajo s’na do ne. Do të na shikojë nga pozita e nënës së madhe, vëllait të madh, motrës së madhe. Por jo në kushte të barabarta. Kjo kërkon kohë”.

 

ca

Dule:  “Ligji i luftës nuk ekziston, ai është abroguar. Ishte Shqipëria ajo që i shpalli luftë Greqisë dhe ajo e Greqisë ishte kundërpërgjigje”.

 

Nazarko: “Ne nuk kishim shtet sovran kur u bë diçka e tillë. Ky nuk është justifikim.

Thelbi i problemeve shqiptaro-greke ka qenë ligji i luftës. Kjo pengon marrëdhëniet normale mes vendeve tona, siç e cilësoi kryeministri sot, një situatë e tension që nxitet nga ekstreme partish e mediash”.

 

Dule: “PBDNJ nuk është në nivelin Nazarko, nivel kokëboshësh. Me këtë mendje as në Kolonjë nuk shkon dot”.

 

Nazarko: “Ligji i luftës ka bllokuar miliarda euro pasuri shqiptare në Greqi. Janë cilësuar si llogaria e pronave armike në Greqi. PBDNJ është në rënie, sepse në Shqipëri minoriteti grek nuk ka problematika serioze”.

Komento
Shperndaje