Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zhduket i riu në Durrës, kërkime në ujë e tokë

Zhduket i riu në Durrës, kërkime në ujë e tokë
June 23
20:08 2019

Policia e Durrësit është alarmuar këtë pasdite, pasi një 30-vjeçar raportohet të jetë zhdukur prej më shumë se tre orësh në det.

BallkanWeb raporton se bëhet fjalë për të riun Doland Molla nga Skrapari, i cili ka humbur kontaktet me miqtë e tij. Ai kishte shkuar për t’u larë në një prej plazheve të Currilave, por pasi ka hyrë në det nuk ka mundur të dalë dot më prej andej.

Ngjarja e rëndë ka alarmuar dy miqtë e tij, të cilët kanë lajmëruar Policinë Kufitare. Kjo e fundit ka nisur kërkimin tokësor dhe detar, por deri më tani nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e të riut.

Drejtuesit e Policisë Kufitare kanë shpjeguar se 30-vjeçari ka lënë në çadër rrobat dhe mjetet e tjera./Blitz.al/

Komento
Shperndaje