Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet shoqata artistike që funksiononte si rrjet prostitucioni në Maqedoni

Zbulohet shoqata artistike që funksiononte si rrjet prostitucioni në Maqedoni
September 06
15:36 2018

Skandalet me rrjetet e prositucionit nuk janë të rralla. Më i fundit është zbuluar gjatë emisionit të djeshëm të “Fiks Fare”. Bëhej fjalë për shoqatën artistike “Ferdinand Deda” e cila në njoftime të shumta kërkonte sekretare, por në të vërtetë  puna e tyre do të ishte si prostitutë.

Pas investigimit të tyre nëpërmjet gazetarëve u zbulua se vajzat thonin se ishin pjesë e një shoqate artistike, por në të vërtetë ishin punëtore seksi në lokale në Maqedoni.

Atyre u tregohej pjesërisht si funksionte gjatë takimit të intervistës duke i thënë se ato do të ishin shoqëruese të kërcimtareve dhe do të merreshin me klientët. Por e gjithë historia i shpjegohej vetëm pasi kishin mbërritur në lokal. Kriteri i vetëm ishte pamja e jashtme. Paga mujore ishte 1200 euro, por ato mund të arrinin baksishe dhe 80 euro në ditë. E gjitha ishte në varësi të klientëve dhe shërbimeve që vajzat i ofronin duke filluar që nga bisedat, kërcimet e deri te marrëdhëniet seksuale.

Mendohet se ky rrjet ka më shumë se 7 muaj që funksionon si i tillë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje