Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulimi i skandalit të ish-kryebashkiakut Xhelili, 20-vjeçarja ndihet e kërcënuar

Zbulimi i skandalit të ish-kryebashkiakut Xhelili, 20-vjeçarja ndihet e kërcënuar
May 17
00:04 2016

20-vjeçarja A. A. e cila denoncoi ish-kryebashkiakun e Peshkopisë, Shukri Xhelili, mësohet se është larguar nga Peshkopia së bashku me familjarët e saj. I ftuar në emisionin “Opinion”, drejtuesi i emisionit “Të paekspozuarit”, Ylli Rakipi, ku u zbulua skandali seksual, bëri të ditur se vajza e bëri me dëshirën e saj denoncimin, por tashmë i duhet të përballet me kërcënimet.

Mësohet se ajo ka nevojë për psikolog, ndërkohë që është kërcënuar dhe i është bërë presion për të ndryshuar deklaratën.”Jemi treguar të kujdesshëm, pasi kishim të bënim me një problem të madh. Bëhej fjalë për dy familje. Pas shumë përplasjeve, ne arritëm në një vendim të përbashkët.”, u shpreh Rakipi. Ai theksoi se ekzistojnë pamje të tjera me të njëjtën tematikë të personazheve të tjerë, të ldhur me subjekte shumë të fuqishme në kryeqytet.

Komento