Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë/ Vritet me armë zjarri kryetari i njësisë administrative Kotë

Vlorë/ Vritet me armë zjarri kryetari i njësisë administrative Kotë
June 11
15:17 2019

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në Vlorë, ndërsa administratori i njësisë Kotë i raportuar i plagosur ka ndërruar edhe jetën.

Burime për “BalkanWeb bëjnë dije se i plagosuri quhet Ardit Gjika, dhe është administrator i Njësisë Kotë.

Ngjarja  dyshohet të ketë ndodhur në Mavrovë në momentin kur po punohej për shtrimin e rrugës. Mësohet se banorët u konfliktuan me njërin prej punonjësve të rrugës dhe njëri nga banorët qëlloi me armë drejt punëtorëve.

Plagosja ka rezultuar fatale për administratorin e njësisë Kotë, i cili pasi u raportua i plagosur ndërroi jetën në spital./Blitz.al/
Burimi: BallkanWeb
Komento
Shperndaje