Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Tmerr dhe ulërima në avionin “Prishtinë-Bazel”, turbulencat plagosin 10 persona

(Video) Tmerr dhe ulërima në avionin “Prishtinë-Bazel”, turbulencat plagosin 10 persona
June 17
21:48 2019

121 pasagjerë janë tronditur mbrëmë në avionin që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel, ndërkohë që 10 prej tyre janë lënduar.

Incidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Aeroportit në Basel, Vivienne Gaskell, e cila u shpreh se arsyeja e aksidentit ishin turbulencat e fuqishme.

Ajo ka thënë se aeroplani që kishte në bord 121 pasagjerë eshte ulur në orën 20:07 dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Baselit.

Pasagjerët që kanë qenë të pranishëm në momentin e aksidentit kanë treguar për minutat e tmerrit që kaluan.

“Isha e bindur, tani do të bie. Thoja kam frikë se do të vdes”, është rrëfyer pasagjerja nga Kosova, Mirjeta Basha.

Bashkëshorti i saj, me të cilin kishte vizituar të afërmit në Prishtinë, deklaron se në avion u krijua një situatë kaotike.

Ne videon e publikuar në mediat e huaja pasagjeret shfaqen të tmerruar, duke ulëritur me të madhe dhe të tjerë duke kërkuar ndihmë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje