Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Studentja i hedh bojë të kuqe ministres Nikolla

(Video) Studentja i hedh bojë të kuqe ministres Nikolla
November 17
18:28 2016

Prej kohësh ka filluar debati mes Ministrisë së Arsimit dhe maturantëve të pakënaqur nga formula e përzgjedhjes për studimet e larta.

Dhe për këtë është ngritur lëvizja “Për universitetin”, e cila synon të luftojë për të drejtat e studentëve dhe për universitetet në të gjithë vendin. Ditën e sotme, në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, disa përfaqësues të kësaj lëvizjeje kanë kryer një akt proteste ndaj ministres Nikolla duke i hedhur salcë të kuqe, teksa Nikolla qëndronte ulur.

Videoja është postuar nga “Për universitetin” dhe është shoqëruar me një status ku shprehin indinjatën e tyre për procesin e përzgjedhjes nëpër universitete.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, aktivistët e lëvizjes “Për universitetin” kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla.

Rezistenca vazhdon!

Për universitetin, për shoqërinë!”, – shkruhet në faqen e lëvizjes së studentëve. /Blitz.al

 

 

Komento
Shperndaje