Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Historiani turk fyen Skënderbeun në varrin e tij në Lezhë

(Video) Historiani turk fyen Skënderbeun në varrin e tij në Lezhë
July 04
15:04 2016

Një video që po qarkullon ditën e sotme tregon një historian turk, i njohur me emrin Talha Uğurluel, teksa fyen figurën e heroit tonë kombëtar në varrin e tij, në Lezhë.

“Skënderbeu jetonte në malin e Krujës dhe gjithë jetën bënte trazira. Ai i goditi osmanët mbi 30 herë, por jo luftë të madhe siç e tregojnë historianët e Shqipërisë sepse ata e zmadhojnë”, – dëgjohet të thotë Uğurluel në fillim të videos. Ai shton duke thënë se Skënderbeu zbriste nga mali dhe kapte njerëz të pafajshëm në rrugë dhe i vriste.

Historiani turk ka shkuar më tej duke e krahasuar Skënderbeun me PKK, Partinë Komuniste Kurde dhe duke përdhosur simbolet kombëtare pranë varrit të heroit kombëtar.

Në fund të videos historiani tregon se ka shkuar edhe në Shkodër, ku dhe i ka kryer nderimet Hasan Riza Pashës, mbrojtësit të Shkodrës në 1913.

Nuk e dimë nëse autoritetet do të marrin masat e duhura për historianin turk, apo nëse ky i fundit i  ka lexuar vendimet dhe dorëshkrimet e Selise së Shenjtë apo të Perëndimit, por dimë që kjo është fyerja më e madhë që Skënderbeu mund të ketë marrë ndonjëherë në varrin e tij.

 

 

Etiketimet
Shperndaje