Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj: Vizitoni Rokin dhe Smokin!

August 16
21:14 2016

...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po vijon me investimet në përmirësimin e kushteve në Kopshtin Zoologjik. Në një postim të pak minutave më parë në “Instagram”, ai bën me dije se dy arushat e “Tirana Zoo”, Roki dhe Smoki, janë në gjendje shëndetësore të mirë dhe të gatshëm për të pritur vizitorët e vegjël.

“Ç’u bë me Roki dhe Smoki? Janë vaksinuar, ushqyer e kanë një micro-chip që do t’i ndjekë gjatë jetës. Ende s’i ke parë?”, bën me dije kryebashkiaku bashkangjitur fotos.

Bëhet fjalë për dy arusha bebe, për të cilët kryebashkiaku Veliaj, bëri të ditur pak ditë më parë se po ambientohen në “Tirana Zoo”. Tanimë, arushat kanë edhe emra. /Blitz.al/

Komento