Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj: Ja çfarë do të ndryshojë në Tiranë

Veliaj: Ja çfarë do të ndryshojë në Tiranë
March 25
11:41 2016

Në një takim me ndërlidhësit e njësisë 11, kryebashkiaku ka folur për tema të cilat do të prekin të gjithë qytetarët e Tiranës. Sipas tij, deri në fund të vitit, çdo pallat i Tiranës do të ketë një administrator për ta bërë më të lehtë edhe lidhjen e punëve të bashkisë me kërkesat e qytetarëve.

Nga ana tjetër, posaçërisht për zonën e Laprakës, Veliaj premtoi ujë 24 orë, si dhe vazhdimin e investimeve.

Gjithashtu, kryebashkiaku kërkoi nga banorët që të vazhdojnë të jenë vigjilentë përsa u përket ndërtimeve pa leje dhe të raportojnë për çdo rast që ata e mendojnë si problematik.

Ndërsa për sa i përket sheshit “Skënderbej”, Veliaj tha se janë në plan të mbillen 5 mijë pemë dhe se ky shesh do të jetë vetëm për qytetarët, duke mos lejuar kështu lëvizjen e makinave.

Komento
Shperndaje