Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekjet nga ndotja e ajrit-Kosova e para në listë, ja renditja e Shqipërisë

Vdekjet nga ndotja e ajrit-Kosova e para në listë, ja renditja e Shqipërisë
November 08
20:21 2018

Agjensia Europiane e Mjedisit ka publikuar disa të dhëna për vdekjet në vlerë absolute me anë të raportit “Cilësia e ajrit në Europë”.

Një rezultat i trishtë është fakti që në krye të kësaj liste qëndron Kosova. 0.2% e popullsisë së saj ka humbur jetën për shkak të ajrit të ndotur.

Në vend të dytë dhe të tretë, janë përkatësisht Serbia me 0.18% dhe Maqedonia me 0.14%.

Ndërkohë vendi ynë renditet i 29-i nga 37 vëende, me një vlerë 0.05% që do të thotë rreth 1400 persona në vit. Pavarësisht se shifrat janë shqetësuese, janë relativisht të ulëta në krahasim me vendet e tjera.

Vendet me më pak vdekje nga ndotja e ajrit mbeten Islanda dhe Irlanda, me 0.02%.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje