Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Udhëtuan në frigorifer për 15 orë, si ndërruan jetë 39 personat në kamionin me destinacion Anglinë

Udhëtuan në frigorifer për 15 orë, si ndërruan jetë 39 personat në kamionin me destinacion Anglinë
October 24
10:02 2019

Detaje të reja kanë filluar të dalin në lidhje me zbulimin makabër të 39 personave të vdekur brenda një kamioni në Angli ndërsa policia përpiqet të bashkojë pjesët e kësaj tragjedie.
Shoferi 25-vjeçar nga Irlanda Veriore është arrestuar me dyshimin për vrasje. Ndërsa policia e Essex nuk e ka identifikuar zyrtarisht atë, disa media në SHBA shkruajnë se ai është Mo Robinson, nga Portadown, County Armagh.

Ata ishin nisur nga Bullgaria në drejtim të Anglisë, por për fat të keq nuk kanë mundur të arrijnë në destinacion.

Një fëmijë dhe 38 personat e rritur kanë ndërruar jetë 15 orë pasi qëndruan në frigorifer me temperaturë -25 gradë Celsius.

Kamioni u gjet i parkuar në një park industrial pranë kufitit të Anglisë.

Pavarësisht se ata mund të jenë përpjekur që të kërkojnë ndihmë, ekspertët thonë se thirrjet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Duke qenë se pjesa frigoriferike ishte e ndarë nga ajo e shoferit, ai nuk ka mundur të dëgjojë asgjë.

“Ky është një incident tragjik kur një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën. Hetimet tona janë duke vazhduar për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur”, iu tha shefi i policisë Essex, Andrew Mariner gazetarëve në një konferencë për shtyp. “Ne jemi në proces të identifikimit të viktimave; megjithatë, unë parashikoj që ky mund të jetë një proces i gjatë”.

/Blitz.al/

Share