Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

U raportua për vrasje, policia jep versionin zyrtar të aksidentit fatal në Durrës

U raportua për vrasje, policia jep versionin zyrtar të aksidentit fatal në Durrës
October 27
09:41 2019
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Durrës. “BalkanWeb”, raporton se një 25-vjeçar është përplasur për vdekje nga një autobus pranë vendit të quajtur “Ura e Dajlanit”.  Pas përplasjes së parë, i riu është marrë zvarrë për disa metra nga një automjet tjetër.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Më datë​ 26.10.2019, rreth orëns 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës,​ ​ në afërsi të një karburanti, në Shkozet, ​ shtetasi P.T,​ duke ​ drejtuar ​një mjet autobus tip “Skania” ​ është ​ përplasur​ ​ me​ motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues ne lagjen nr 15 Durres i cili  ka gjetur vdekjen​.

Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se drejtuesi i motorit si pasojë e përplasjes nga autobusi është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja. Ndërsa motorri është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit. Po punohet​ për ​ sqarimin e rrethaneve të ngjarjes .

Share